Saturday, July 27, 2024

“Faleminderit për kontributin e dhënë”, Tirana zyrtarizon largimin e trajnerit

Lexo

Përmes një postimi në rrjetet sociale Tirana zyrtarizon largimin e trajnerit Ahmataj, vendin e të cilit e zuri Erbim Fagu, i cili do të debutojë në stolin e bardhebluve në ndeshjen e sotme kundër Teutës, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Klubi kryeqytetas falenderon teknikun për kontributin e dhënë në krye të Tiranës.

“Klubi i Futbollit Tirana falenderon trajnerin Julian Ahmataj për kontributin e dhënë në krye të stolit bardh’e blu. Ahmataj u afruar si trajner në ekipin e parë kur ishte në krye të Tiranës U19, duke e drejtuar skuadrën e parë në 18 ndeshje në Superiore dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. THANK YOU”, shkruhet në postimin e bërë nga Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img