Flamurtari mposht Dinamon me tregolëshin e shkodranit Erald Maksuti. Shtohen shanset për mbijetesë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vlonjatët kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme në javën e 33-të të Abissnet Superiore, teksa mbrëmjen e sotme mundi Dinamon me rezultatin 3-1.

Protagonist i kësaj ndeshje ka qënë shskodrani Erald Maksuti, i cili tundi tre herë rrjetën e portës dinamovite.

Takimi nisi mjaft mirë për Dinamon që arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Koma. Vlonjatët nuk vonuan të reagojnë, me Maksutin që fillimisht vendosi barazpeshën, për të mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Maksuti që shëno dy herë të tjera për të firmosur një fitore mjaft të rëndësishme për vlonjatët.

Me këtë sukses, skuadra vlonjatë ngjitet në kuotën e 32 pikëve duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Dinamo në vend të katërt mbetet në kuotën e 45 pikëve, aq sa Partizani i vendit të pestë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img