Foto-Lajm…. Pozimi me Kupë i Presidentit të Vllaznisë Alban Xhaferi, karikon tifozërinë kuqeblu për dy betejat e fundit “Final 4” ndaj Egnatias dhe Elbasanit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nuk është hera e parë që Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferiu, prezantohet në publik me surprizat që kanë të bëjnë me situatat që shoqërojnë kampin kuqeblu në ecurinë e kampionatit ku përmes statuse të tij përcjell mesazhet e duhura në adresë të tifozërisë shkodrane.

E tillë është edhe kjo foto e publikuar pak minuta më parë në rrjetet sociale, ku duke qëndruar pranë një kupe gjigande, nuk është e vështirë të kuptohet që ka të bëjë me një mesazh të drejtpërdrejt në adresë të tifozërisë shkodrane.

Foto kjo që karikon tërë mjedisin futbolldashës shkodranë duke i bërë të ditur që Vllaznia i ka vënë vetes detyrë që në dy betejat e fundit të “Final 4” ndaj Egnatias dhe Elbasanit të japë mbi maksimumin e saj për t’i fituar dhe për t’u kurorëzuar kampione e Shqipërisë.

Publikim ky që nuk ka vonuar të japë efektin e duhur pozitiv në radhët e tifozërisë shkodrane, e cila po vazhdon të konfirmojë mbështetjen nga ana e tyre për dy sfidat e radhës të “Final 4”, fitorja e të cilave e shpall Vllazninë kampione.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img