Kupa e Shqipërisë-Tirana, një hap pranë gjysëmfinales, mund në transfertë Kastriotin 1-4. Egnatia-Laçi, kualifikimi i hapur

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kupa e Shqipërisë, luajti pasditen e sotme dy ndeshjet e para të turit çerekfinal. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti priti Tiranën, ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga bardheblutë, të cilët fituar thellësisht me rezultatin 1-4.

Të pesë golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë. Ishin miqtë nga Tiranë që shënojnë dy herë radhazi me anë të Patrick, ndërkohë që krutanët shkurtuan diferencën me një 11-metërsh nga Santiago Selmani. Më pas, vijnë dy gola radhazi bardheblu me autor Berishën dhe Nikqi duke fiksuar kështu rezultatin 1-4 në favor të Tiranës.

Fitorja me shifrat e thellë në ndeshjen e parë luajtur në transfertë, e favorizon shumë Tiranën, e cila duhet thënë se ka bërë një hap para drejt kualifikimit në turin gjysëmfinal, që gjithësesi zyrtarizohet pas dy javësh në ndehsjen që do të luhet në kryeqytet.

Në sfidën tjetër, atë të luajtur në Laç, mes ekipit vendas dhe Egnatias mysafire, megjithë luftën e fortë sportive nga të dy formacionet përkatëse, nuk ka fitues. E gjithë ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura, 0-0, një një barazim që lë gjithçka të hapur për ekipin që do të kualifikohet në gjysëmfinale.

Turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë, mbyllet me dy ndeshjet e tjera që do të luhen të mërkurën, Teuta-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani, ndeshje këto që do të nisin që të dyja, në orën 17:00.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para çerekfinale

Sot
Kastrioti-Tirana 1-4, Egnatia-Laçi 0-0

Nesër
Teuta-Kukësi 17:00, Vllaznia-Partizani 17:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img