Saturday, April 13, 2024

Futboll Femra-Grumbullohet kombëtarja U17. Në listën e trajnerit Agustin Kola, pesë futbolliste shkodrane: Laura Gjergji, Herta Hasaj, Imelda Ara, Lusil Cungu të Vllaznisë dhe Klevisa Ndoci e Laçit

Lexo

Pesë futbolliste shkodrane, portjerja, Laura Gjergji, Herta Hasaj, Imelda Ara, dhe Lusil Cungu që janë pjesë e Vllaznisë, si dhe Klevisa Ndoci e Laçit, janë grumbulluar me ekipin kombëtar të futbollit femra U17 nën drejtimin e trajnerit Agustin Kola.

Futbollistet shkodrane janë pjesë e listës prej 20 futbollisteve përgatitore për ndeshjet e raundit të dytë të vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në Shqipëri në datat 20-23-26 shkurt. Shqipëria është shortuar në grupin B6, së bashku me Irlandën dhe Izraelin dhe të treja sfidat e këtij grupi do të luhen në stadiumin ‘Air Albania’ në formën e një mini-turneu.

Trajneri i skuadrës së vajzave kuqezi, Agustin Kola ka për synim të vetëm, arritjen e objektivit për vendin e parë në grup.

Pjesa më e madhe e vajzave të ftuara për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë raund kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar, ndërsa bien në sy edhe disa emra të rinj, të cilat do të grumbullohen për herë të parë me skuadrën. 16 prej futbollisteve aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa 4 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja.

Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin të shtunën e 17 shkurtit dhe do të kenë në dispozicion tre ditë për takimin e parë kundër Irlandës, që do të luhet më 20 shkurt në stadiumin “Air Albania’”në ora 14:00. Takimi tjetër i Kombëtares shqiptare është planifikuar të luhet më 26 shkurt, po në stadiumin “Air Albania” në ora 14:00 ndaj Izraelit. Sakaq, sfida Irlandë – Izrael do të luhet më 23 shkurt, në stadiumin “Air Albania”, në ora 11:30.

Nëse Shqipëria siguron vendin e parë në grupin B6, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe rrjedhimisht shanset për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm do të rriten.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img