Futboll Femra-Java e 19-të/Vllaznia shpartallon Partizanin 11-0 dhe marshon e vetme drejt titullit kampion. Ceremoni përpara ndeshjes për Megi Doçin, autore e 500 golave në kampionat!

Lexo

(Intervista) Krymi: Vllaznia nuk e diskuton Europën, por beson shumë edhe tek titulli kampion

Ardit, një fitore në moment delikat ndaj Bylisit. Besoni se mund të bëni surprizën e madhe për kreun në...

Futboll Femra U-15/Vllaznia dhe Apolonia fitojnë gjysmëfinalet e para, kualifikimi në finale shumë pranë

Kampionati Kombëtar i femrave U-15, një aktivitet ky FSHF e organizon për herë të parë këtë sezon është futur...

Vllaznia-Partizani 11:0

(Shënues: Doçi 1’, 27’, 84’, 90’, Curraj 9’, Dizdari(Au) 11’, Rrahmani 22’, Gjini 42’, Lufo 51’, 63’, Levanaj 54’)

E shtunë, 1 maj 2021, 0ra 14.30, stadiumi “Reshit Rusi” i qytetit të Shkodrës

11 me 0 është rezultati i ndeshjes, Vllaznia-Partizani, takim ky i luajtur sot në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës në kuadrin e javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra. Një fitore kjo me goleadë e skuadrës kuqeblu, e cila me një bilanc super pozitiv, të gjitha fitore në këtë kampionat po shkon e sigurtë drejt titullit kampion.

Referuar kronikës së lojës, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegu i tij Arben Parmeza e ka filluar ndeshjen me gol, kur që në minutën e parë është Megi Doçi që shënon në portën e Partizanit. Goleada kuqeblu vazhdon me rrjeta të tjera në portën e kuqe të Partizanit, Curraj 9’, autogoli i Dizdarit 11’, Rrahmani 22’ Doçi përsëri në të 27’, Gjini 42.

6me 0 në favor të Vllaznisë mbyllet pjesa e parë e përballjes, Vllaznia-Partizani, ndërkohë që të dytën vijnë edhe pesë gola të tjerë. Në këtë 45 minutësh regjistrohen dy dopieta, Lufo 51’, 63’ dhe Doçi 84’, 90’(4 gola gjithsejt) si dhe Levanaj 54’ duke bërë që avantazhi kuqeblu të thellohet edhe më tej dhe  përfundimisht e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 11 me 0.

Ceremonia për golashënuesen e 500 golave, Megi Doçi

Përpara ndeshjes, Vllaznia-Partizani në futboll për femra, Klubi i Futbollit Femra Vllaznia ka organizuar një ceremoni simbolike në nderim të futbollistes së Vllaznisë, goleadores, Megi Doçi. Sipas statistikave të ndeshjeve të futbollit të femrave, futbollistja shkodrane regjistron 500 gola të shënuar në ndeshjet e kampionatit. Për këtë klubi kuqebu i futbollit të femrave, në shenjë respekti për kontributin e dhënë tek Vllaznia dhe padyshim për këtë rekord historik në futbollin e femrave dhe jo vetem, i ka dorëzuar Megi Doçit një fanelë kuqeblu me shifren 500 të stampuar në të si dhe një top të nënshkruar me firmat e të gjithë pjesëtarëve të ekipit Vllaznia.

Kujtojmë, se shifra prej 500 golash për të cilën u organizua edhe ceremonia ka qënë e fiksuar që në javën e kaluar të kampionatit, ndërkohë që 4 golat e shënuar sot nga Megi Doçi ndaj Partizanit e çojnë këtë shifër në 504.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -