Friday, April 19, 2024

(Video)Atletikë-Bar Miting/Shkëlqen shkodrani Franko Burraj, i pari në 400 metra 47 sek dhe 29 të qindtat

Lexo

Dyshja kampione e atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Franko Burraj-Bruno Rrotani kanë bërë një përfaqësim dinjitoz në Turneun Ndërkombëtar të Atletikës që si zakonisht organizohet në fillim të muajit maj në Bar të Malit të Zi. Një aktivitet ky që sistematikisht marrin pjesë atletët më të mirë nga rajoni, Europa dhe më gjërë.

Ndonëse në kohë jo të zakontë si kjo e tanishmja me praninë e pandemisë Covid-19, pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme me mbi 13 shtete duke prodhuar një rivalitet dhe konkurencë për fitimin e vendeve të para. E tillë ka qenë edhe gara e 400 metrave ku konkuroi atleti shkodran Franko Burraj, i cili përgatitet nën kujdesin e trajnerit personal, Bruno Rrotani. Siç shikohet edhe nga video që shoqëron shkrimin, atleti shkodran Franko Burraj vrapon me një ritëm të kënaqshëm, ku kryesimin e marrë që në 100 metërshin e parë, ai arrin ta ruajë deri në finish duke mbërritur i pari me kohën 47 sekonda dhe 29 të qindta.

Sipas trajnerit Bruno Rrotani, i cili padyshim që ka pjesën e meritës së tij në arritjen e këtij suksesi si dhe të tjerëve të mëparshëm, duke pasur parasysh që vjen pas një dëmtimi, por dhe mungesën e pistës së tartanit që mungon prej sa kohësh në stadiumin “Loro Boriçi”, koha e regjistruar nga Franko Burraj është shumë e mirë.

Rezultati i arritur në Mitingun Ndërkombëtar të Malit të Zi nga ana e Franko Burrajt është një tregues mjaft i mirë për të ardhmen, ku patjetër me përgatitje akoma më intensive së bashku me trajnerin e tij Bruno Rrotani, do të bëjnë të mundur kapjen e rezultateve të tjera edhe më të mira duke pasur si objektiv parësor Lojrat Olimpike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img