Saturday, October 12, 2024

Volejboll-Vllaznia, pret Tiranën kampione. Trajneri shkodran Kalaja: “Djemtë janë të karikuar për fitore”. Nesër ora 18:00 në “Qazim Dervishi”, java e 6-të e Superligës Meshkuj

Lexo

Vllaznia dhe Tirana kanë një përballje të dyfishtë këtë fundjavë në Supërligën e volejbollit për femra dhe meshkuj. Të parët që do të zbresin në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, janë ekipet e meshkujve.

Ndeshja në fjalë, është planifikuar të luhet në orën 18:00 dhe parashikohet të ketë një interesim të madh nga ana e tifozërisë shkodrane në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Për trajnerin e Vllaznisë, Artan Kalaja, përballja e nesërme është jo pak e vështirë për skuadrën e tij, pasi përballë kanë Tiranën kampione në fuqi. Por, jo vetem kaq, sepse Tirana është fituese e të gjithë trofeve kombëtarë gjatë 2 viteve të fundit.

Megjithatë, në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Kalaja, thekson se djemtë kuqeblu me në krye kapitenin Nikolin Qafarena janë shumë të karikuar për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. Sipas tij, një gjë e tillë është parë edhe në mobilizimin dhe përkushtimin e tyre gjatë të gjithë ditëve përgatitore të kësaj jave prfshirë edhe këtë të mbrëmjes së sotme, e cila ishte e fundit anti-Tirana.

Me marrjen e volejbollistit kanadez Roos Andrew Dube duket se ka marrë një siguri më tepër në fushën e lojës, gjë që e vertetoi edhe javën e kaluar teksa fitoi pastër në transfertë, 0 me 3 ndaj Teutës së Durrësit.

Ndërkohë, sa i përket përballjes së femrave, Vllaznia-Tirana, ajo është planifikuar të luhet, pasditen e shtunës duke filluar nga ora 16:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img