Friday, April 26, 2024

Futboll Femra/Vllaznia – Apolonia, finalja e madhe e edicionit të 14-të! Kupa e Shqipërisë

Lexo

Edicioni i 14-të i Kupës së Shqipërisë për vajza ka arritur në aktin final. Vllaznia dhe Apolonia janë dy ekipet që kanë siguruar finalen e madhe pas ndeshjeve gjysëmfinale që u luajtën këtë fundjavë, me shkodranet që mundën të shtunën Partizanin dhe Apoloninë që triumfoi këtë të diel ndaj Tiranës, në ndeshjen e luajtur në kompleksin ‘Skënder Halili’ në kryeqytet.

Vllaznia priti në “Reshit Rusi” vajzat e Partizanit, një përballje formale, pasi shkodranet kishin fituar takimin e parë me shifrat e thella 7-0. Sakaq, në ndeshjen e kthimit, Vllaznia ia doli të triumfojë sërish me rezultatin 3-0, me gola të realizuar nga Megi Doçi, duke siguruar kështu finalen e madhe ku do të ‘rigjejë’ Apoloninë.

Fieraket janë finalistet e këtij edicioni në Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e dytë fieraket u mundën 2-1 me vajzat bardheblu që morën një fitore që i vlen për moral duke parë që kualifikimi ishte mbyllur në ndeshjen e parë pas fitores 4-0 në Fier.

Kësisoj, finalja e madhe do të luhet mes Apolonisë dhe Vllaznisë, me dy ekipet që janë përballur katër herë në këtë kompeticion, në sezonet 2016-2017; 2018-2019; 2019-2020; 2020-2021, e ku në të katërta rastet, Vllaznia ia ka dalë të shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë.

Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë në javët në vijim edhe datën e vendin se ku do të luhet kjo finale emocionuese mes Apolonisë e Vllaznisë, dy ekipeve të vajzave që kanë dhuruar kaq shumë spektakël në futbollin shqiptar të vajzave.

GJYSMËFINALET

E shtunë, 11.02.2023

Vllaznia – Partizani (7-0)   (3-0)

E diel, 12.02.2023

Tirana – Apolonia (0-4)    (2-1)

FINALJA

Vllaznia – Apolonia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img