Monday, May 20, 2024

Futboll Femra/Vllaznia-Apolonia, sot ora 16:00 finalja e Kupës së Shqipërisë në “Shtëpinë e Futbollit” Tiranë. Kuqeblutë kërkojnë fitoren e trofeut të 10-të radhazi

Lexo

Vllaznia e futbollit për femra bëhet gati për suksesin e radhës. Pasi ka fituar pak ditë më parë titullin e dhjetë kampion radhazi, futbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka janë gati të koleksionojë edhe Kupën e 10-të të Shqipërisë radhazi.

Një gjë e tillë pritët të ndodhë sot, kur në stadiumin e kryeqytetit, “Shtepia e Futbollit” do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Apolonia duke nisur nga ora 17:00.

Padyshim një ndeshje kjo për t’u ndjekur kur bëhet fjalë për një duel që për hirë të së vertetes këto vitet e fundit ka pasur një rivalitet nga skuadra fierake në tentativë për të frenuar Vllazninë, por që realisht, ashtu si edhe disa skuadra të tjera, nuk kanë arritur ta ndalin Vllazninë drejt rezultatet pozitive record në futbollin shqiptar, por pse jo edhe jashtë vendit.

Një prej tentativave të Apolonisë për ta ndalur Vllazninë ishte edhe ajo ndeshje e javëve të fundit të kampionatit, e cila u luajt në stadiumin e Fierit dhe përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Vllazninë, ku realisht lajmi ishte se skuadra kuqeblu pësëoi golin e parë në kampionat.

Është kjo arsyeja që ballaafqimi isotëm pritet me interes për të parë forcën e Apolonisë nëse do të arrijë t’i rezistojë Vllaznisë absolute të futbollit shqiptar.

Në kampin shkodran, mësohet se gjatë të gjithë javës së pragndeshjes janë përgatitur seriozisht për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës. Trajneri Nikolin Leka, 8 herë kampion radhazi i Shqipërisë me këtë ekip i mbështetur si zakonisht maksimalisht nga presidenca me në krye Lazër Matinë e kanë karikuar skuadrën në masën e duhur në mënyrë që ta bëjnë të vetin edhe këtë trofe duke u kthyer sonte në Shkodër me Kupën e Shqipërisë, e 10-ta radhazi për skuadrën kuqeblu.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img