Sopoti-KF Shiroka 1-1(Shënues: Mikel Ferhati 30’/Gabriel Olamide 14’)
Penalltitë: 4-2(Tabaku +, Amina-, Atanda +, Jargavani +, Troksi +/Arlind Kalaja +, Klejdi Dibra +, Xhulian Kapllanak -, Blilant Hasaj -)
KF Shiroka nuk ia ka dalë të fitojë duelin e Play-Off-itt me Sopotin e Librazhdit dhe të vazhdojë më tej konkurimin për të fituar të drejtën e kualifikimit në Kategorinë e parë.
Dueli në fjalë u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, dhe ka qënë Shiroka, ajo e cila ka kaluar e para në avantazh me anë të golit të shënuar nga Grabriel Olamide në minutën e 14-të.

Shënimi i golit nga Shiroka e ka bërë edhe më luftarak sfidën në fjalë, pasi librazhdasit nuk pajtohen me disavantazhin dhe pas një këmbëngulje në portën e Ljujkajt të Shirokës arrijnë të barazojnë rezultatin në 1 me 1 falë golit të shënuar në minutën e 30-të nga Mikel Ferhati.
Pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta 1 me 1, ndërkohë që 45 minutëshi i dytë është edhe më luftarak, pasi të dyja skuadrat luftojnë fort për të gjetur golin e avantazhit, i cili megjithë rastet në të dyja portat respektive nuk del në dritë duke e mbyllur kohën e rregullt në barazim 1 me 1.
Për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje Play-Off që do të ecë më tej në rrugën drejt Kategorisë së Parë, luhen shtesat, 2×15 minuta, të cilat edhe ato mbyllen në barazim 1 me 1.
Më pas, vjen momenti i gjuajtjeve të penalltive, ku me ekzekutimet mjeshtrore të titullarëve, Arlind Kalaja dhe Kledi Dibra, të cilat tundin rrjetën e portjerit librazhdas, Herdis Alliu, Shiroka kryeson 2 me 1, pasi Sopoti, shënon të parën me Serxhio Tabakun, por humb të dytën me Ahmed Aminu.
Por, festa e shirokasve nuk zgjat shumë, sepse shpërdorimet e Xhulian Kapllanajt dhe Brilant Hasajt ndaj saktësise tre herë radhazi të Sopotit me Atanda, Jargavani, Troksi, kualifikojnë librazhdasit në turin tjetër Play-Off.
Një eleminim “me kokën lart” duhet thënë në këtë rast për Shirokën, për ato që dhanë në fushën e lojës, pasi skuadra e drejtuar nga dyshja e trajnerëve, Pablo Rios Freire, Ardit Mani, bëri një përfaqësim tejet dinjitoz, ashtu siç ka bërë edhe gjatë të gjithë sezonit 2025-2026, ku u rendit në vendin e tretë.
(Video) Ndeshja Sopoti-KF Shiroka, sfida Play-Off e kategorisë së dytë.
Gaspër MARKU


