Tuesday, October 8, 2024

Kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”/Andorrë – Shqipëri 0-1, kuqezinjtë fitojnë pjesën e parë me golin e Lenjanit 41’

Lexo

Kombëtarja kuqezi e mbylli pjesën e parë të sfidës, Andorra-Shqipëria në avantazh me rezultatin 0 me 1. Ndeshja, e cila ka startuar në orën 20.45 e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022” përgjithësisht u dominua nga kombëtarja shqiptare, e cila për shumë minuta e shpërnguli lojën në gjysëmfushën e skuadrës vendase. Epërsia dhe rastet e mëparshme janë konkretizuar me golin e shënuar në minutën e 41-të me autor Lenjanin, i cili pas një topi perfekt të marrë nga Bare, ndonëse në pozicion diagonal me portën kundërshtare ka lëshuar një të majtë të fortë e cila ka përfunduar direkt në rrjetën e potjerit andorras Gomes. Gol ky që mbyllë pjesën e parë në favor të Shqipërisë me rezultatin 0-1.

Ekipet e kanë nisur lojën me këto formacione:

Andorra: Gomes, Rubio, Jovera, Vales, San Nikolas, Martinez, Rebes, Vieira, Cervos, Alaes, Fernandes.
Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj, Lenjani, Gjasula, Bare, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edoardo Reja

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img