Wednesday, February 28, 2024

Kampionati i lojërave elektronike “Euro 2024”, ja si mund të bëheni pjesë e turneut

Lexo

Shqipëria do të marrë pjesë në fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian “e-Euro 2024” për lojërat elektronike, që do të zhvillohet online në muajt prill-korrik të vitit të ardhshëm. Në bashkëpunim me kompaninë “EA Sport”, UEFA ndihmon federatat anëtare në organizimin e një turneu për lojërat elektronike, që nga përzgjedhja e përfaqësuesit, e deri te finalja e madhe e këtij kompeticioni.

Fillimisht, Shqipëria duhet të përzgjedhë një përfaqësues të saj. FSHF njofton të gjithë të apasionuarit pas kësaj loje elektronike se periudha e regjistrimit për turneun e përzgjedhjes së përfaqësuesit është nga 8 dhjetori 2023 e deri më 13 janar 2024. Për t’u regjistruar, lojtarët duhet të klikojnë mbi këtë link https://battlefy.com/euro dhe të ndjekin hapat e mëposhtëm:

  •  Klikoni linkun: https://battlefy.com/euro
  • Kliko në “Bashkohu tani dhe përfaqëso vendin tënd”
  • Krijoni një llogari tuajën
  •  Plotësoni formularin e regjistrimit
  • Në linkun e mësipërm ju mund të gjeni të gjitha informacionet e nevojshme

Periudha e nënshkrimit për turneun e përzgjedhjes së lojtarëve është nga 8 dhjetori 2023 – 13 janar 2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img