Sunday, May 19, 2024

Futboll-Kombëtarja U-19 / Kuqezinjtë e Cungut fitojnë 2-1 miqësoren ndaj Tiranës U-21, në lojë edhe tre shkodranët Albi Shpuza, Albi Kurbasha dhe Leon Mani

Lexo

Në kuadrin e përgatitjeve që po bën për ballafaqimet europiane, Kombëtarja Shqiptare U-19 e drejtuar nga shkodrani, Armando Cungu zhvilloi një ndeshje miqësore kundër KF Tirana U-21. Për t’u theksuar është se pjesë e 19 vjeçarëve kuqezinj janë edhe tre futbollistë shkodranë, Albi Shpuza që luan me KF Shkodranë në kampionatin shqiptar U-19,  dhe dy të tjerët në kampionatet europiane, Albi Kurbasha, në Suedi dhe Leon Mani në Gjermani.

Që të tre shkodranët kuqezi u aktivizuan nga tekniku Cungu nga minuta e parë duke dhënë më të mirën e tyre në fitoren që kombëtarja U-19 realizoi ndaj Tiranës U-21. Madje, Albi Kurbasha ishte autor i golit të parë, ndërkohë që edhe dyshja tjetër Shpuza-Mani morën vlerësime shumë pozitive nga stafi teknik për lojën e mirë që demonstruan në fushë. Formcioni i kombëtares U-21 në këtë ishte ky: Weiper, Greca, Blacëri, Mani, Bytyqi, Nerguti, Kalaj, Bibo, Kurbasha, Shpuza, Fejzulla.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img