Monday, December 9, 2024

Privatizimi i Vllaznisë. Reagimit të Gurakuqit për skualifikim nga gara e Ankandit për blerjen e Vllaznisë, Bashkia Shkodër jep sqarimet e saj

Lexo

Çështja e privatizimit të KF Vllaznia është futur në një paksa konfuze. Nga tre kandidaturat që depozituan brenda afatit të caktuar dokumentacionin përkatës, tashmë ka mbetur vetëm një, ajo e sportit actual të Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ndërkohë, dy kandidaturat e tjera, ajo e “Joni 5 sh.p.k” dhe e kompanitë e përfaqësuara nga mjeku Almiro Gurakuqi, janë skualifikuar. Ky i fundit, përmes një konference për shtyp të organizuar me gazetarët shkodranë ka reaguar duke e konsideruar vendimin e Bashkisë Shkodër si të padrejtë. Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe sqarimi nga ana e Bashkisë Shkodër me  një shkresë të firmosur nga ana e vetë titullares, Voltana Ademi.

Ndër të tjera, shkresën që Bashkia Shkodër i dërgon  zotit Gurakuqi, thuhet:” Në lidhje me kërkesen për anullimin e proçedures se ankandit në këtë fazë Autoritetit Shites, Bashkisë Shkodër, kjo kërkesë rezulton e pabazuar në lidhje dhe prova e pa argumentuar nga ana juaj. Ju nuk keni paraqitur qoftë edhe një shkelje ligjore nga ato që përbëjnë shkak ligjor për anullimin e proçedurës, përveç faktit që objekti ofertues pranon me dijeni dhe ndërgjegje të plotë mangësitë në dokumentacionin dhe përmbushjen e kritereve ligjore. Ankesa e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë Almiro Gurakuqi, person fizik dhe Carpathia Sh.p.k nuk qëndron dhe në këto kushte nuk merret parasysh.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img