Saturday, April 27, 2024

Futboll Moshat-“FC Djelmnia Shkodrane U-17” kualifikohet në Kategorinë Superiore

Lexo

Është folur shpesh për “FC Djelmnia Shkodrane”, këtë emër simbolik i cili si pasues i traditës së hershme të futbollit shkodran që përpara çlirimit ka marrë përsipër të ecë në gjurmët e të parëve. Riorganizimi gjatë periudhës së fundit duke pasur në krye presidentin Benardin Kulla dhe drejtorin teknik Kreshnik Krepi ka dhënë sinjalet e para të rezultateve pozitive në të gjitha grupmoshat, që nga U-9 deri tek 19 vjeçarët, jo vetem në pozitat kryesuese të klasifikimit, por më së shumti edhe me elementin cilësor dhe të perspektivës që ka tërhequr vemendjen e specialistëve të futbollit, brenda dhe jashtë vendit.

Suksesi më i fundit, por edhe më i dukshmi tek “FC Djelmnia Shkodrane” është ajo e arritur nga ekipi U-17 me trajner Arbër Shytanin. Djemt e rinjë dhe të talentuar të kësaj grupmoshe që konkurojnë në kategorinë e parë mposhtën diten e djeshme në kompleksin sportiv “Internacional-Pezë” ekipin bregdetar “Durrësi 04”  me rezultatin 5 me 2.

Një fitore kjo që mban vulën e tripletës që regjistruar nga Ilirjan Buhaj, ku duke i shtuar edhe dy golat e tjerë me autor Klaudio Narkaj dhe Ermir Rekaj siglojnë fitoren e thellë 5-2, e cila siguron renditjen në vendin e dytë të fazës Play-Off si dhe në të njëjtën kohë, automatikisht kualifikimin në Kategorinë Superiore.

Kualifikimi në Kategorinë Superiore të grupmoshës U-17 është një nga objektivat që i kishte vënë vetes trajneri Shytani me stafin e tij, dhe pas një pune këmbëngulëse dhe shumë profesionale ia arriti qëllimit që sezonin e ardhshëm futbollistik, skuadra e tij të konkurojnë mes më të mirave të Kategorisë Superiore.

Krahas trajnerit të parë Arbër Shytani, që ishte edhe strategu i arritjes së këtij suksesi, si dhe trajnerit të portjerëve të Akademisë Arvjo Fishta, padyshim që merita shkon edhe për ato që luajtën në fushën e lojës. Ato janë: Aurel Vitaj, Dean Baçina, Jozef Deda, Mateo Pjetri, Gjergj Nika, Ilirjan Buhaj, Ksaverjo Preka, Klaudio Narkaj, Ermir Rekaj, Gjorgjino Zhuja, Ledjon Vitaj, të cilët gjatë kampionatit u aktivizuan si titullarë.

Ndërkohë, pjesë e kontributit në arritjen e suksesit të kualifikimit në Kategorinë Superiore, janë edhe futbollistët Marsel Rroku, Aldo Nika, Ermal Doçi, Arbi Hyseni, Nihat Kakini, Luis Hysaj, Sherif Taramani, Gerison Zhuri, Anid Plangaj.

Mesazhi falenderues i drejtuesve të klubit

…Përfundon Sezoni 2020-2021 FC.DSH2017 GRUPI A Kategoria e Parë

U17 FC DJELMNIA SHKODRANE 2017 SUPERIORE

Falenderojm të gjithë ato skuadra që moren pjesë tek Kampionati i ketij sezoni (2020-2021)

Kategoria e Parë

Të gjithë Trajnerët që Edukojnë çdo ditë këto sportistë te mrekullueshëm, duke justifikuar përkushtimin e të gjithë prindërve të cilët investojnë për dëshirat e fëmijëve që i FALENDEROJMË në #maksimum dhe i këshillojmë që të besojnë tek Akademia që i çojnë për t’i edukuar, stervitur Mos të nderhyjnë në boten e bukur profesionale që Sportisti fillon dhe krijon në bazë të udhëzimeve dhe metodave të trajnerit klubit që përfaqëson ku Prindi vet ja beson

  • Përgëzojm për organizimin e garës FSHF

Falenderojm gjith stafet mjeksore dhe teknike te cilët ishin në shërbimin tonë gjatë gjithë aktivitetit

FALENDEROJME TË GJITHË e Akademisë

  • Falenderojmë të gjithë stafet drejtuese për punen e bërë dhe objektivat e arritura në këtë sezon të stergjatur

#FALEMINDERIT

Familja e madhe Akademia FC DJELMNIA SHKODRANE 2017

  • FUTBOLLI

-Edukim

-Respekt

-Integrim

-Vlere

-Harmoni

@ Benardin Kulla

@ Krepi Kreshnik

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img