Thursday, May 2, 2024

Merkato-E prisnin në Shkodër, Ardit Hila, merr lejekalimin nga Tirana dhe firmos me AF Elbasani

Lexo

Merr fund “aventura” e Ardit Hilës. I diskutuar prej shumë ditësh për një largim të mundshëm nga Tirana, destinacioni i ri për Ardit Hilën kishte shumë enigma. Një prej pistave që diskutohej me shumë optimizëm, ishte edhe ajo e veshjes kuqeblu.

Por, nuk ndodhi kështu, pasi pasditen e sotme morën fund të gjitha enigmatij e këtij futbollisti. Fillimisht, ka ardhur zyrtarizua i largimit të tij nga Tirana dhe menjëherë më pas Ardit Hila u prezantua te skuadra e tij e re. Mesfushori do të vazhdojë karrierën e tij tek AF Elbasani, skuadër që pretendon ngjitjen në “Abissnet Superiore” këtë sezon.

“Hila kthehet në shtëpi”, shkruhet në njoftimin e klubit verdheblu, që vazhdon të plotësojë organikën me lojtarë me eksperiencë në futbollin shqiptar.

30-vjeçari Hila është formuar si futbollist te skuadra e Elbasanit dhe tashmë rikthehet të luajë te skuadra e vendlindjes, ku synon që të japë kontributin e tij në arritjen e objektivit, rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img