Saturday, July 27, 2024

Xhaferi: “Egnatia me lojtarë shumë të mirë, por Vllaznia synon titullin. Trajneri aktual e ka mundësinë për të shkuar në finale. I bëj thirrje tifozëve ta mbushim stadiumin”

Lexo

Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh shorti i “Final Four” i organizuar nga FSHF, ku morën pjesë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Presidentë e përfaqësues të klubeve të kualifikuar në “Final Four”. Egnatia – Vllaznia dhe Partizani – Skënderbeu janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” në kampionatin “Abissnet Superiore”, ku skuadrat do të luftojnë për finalen e madhe të 26 majit. Egnatia – Vllaznia,  do të luhet më datë 19 maj në stadiumin “Air Albania” në ora 20:00. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi foli për mediat, pas shortit të “Final Four”. Xhaferi deklaroi se Vllaznia i ka mundësitë për të shkuar në finale dhe për të fituar titullin kampion, ndërsa kishte edhe një thirrje për tifozët:

“Nuk do e quaja kundërshtar të vështirë, sepse kemi ardhur me meritë deri këtu. Me Egnatian jemi përballur shpesh këtë sezon. Skuadra është e përgatitur. Do bëjë maksimumin për finalen. E respektojmë kundërshtarin, ka lojtarë shumë të mirë.

Vllaznia i ka lojtarët për të synuar titullin. Nuk kam pasur ndonjë preferencë. Të gjitha skuadrat janë të mira dhe e meritojnë “Final Four”. Trajneri aktual, e ka mundësinë për të shkuar në finale. I bëj thirrje tifozëve ta mbushim stadiumin. Do kemi suport nga Shkodra dhe nga tifozët në Tiranë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img