Sunday, December 1, 2024

(Intervista) Arbjas Hasani: Tërbuni nuk e ka vendin në kategorinë e dytë, po punojmë ta kthejmë në të parën

Lexo

Tërbuni i Pukës, një skuadër me traditë jo  të pakët në fushën e futbollit, sivjet konkuron në Kampionatin Kombëtar të Futbollit për kategorinë e Dytë. Ashtu si edhe vitet e mëparshme, në formacionin e pukjanëve luajnë edhe futbollistë nga Shkodra. Plot 7 të tillë janë në dispozicion të trajnerit Edmond Dalipi për këtë sezon futbollistik, pjesë e të cilëve është edhe Arbjas Hasani, futbollist që krahas aktivizimit me Vllazninë ka luajtur edhe për skuadra të tjera, brenda dhe jashtë vendit. Në intervistën e dhënë për Veriu Sport, Hasani flet për ndeshjen e fundit që Tërbuni e fitoi me Adën e Velipojës, si dhe për objektivat e skuadrës pukjane në vazhdim me synim rikthimin në të parën, pse jo edhe më lart siç ka qënë jo larg pjesë e Superiores.

 Arbjas, në javën e fundit Tërbuni fitoi derbin e qarkut të Shkodrës me Adën e Velipojës, diçka për këtë ballafaqim shumë interesant?  

Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet. Filloi mirë për ekipin tonë ku shënuam dy herë, pastaj pësuam një gol shumë të shpejtë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1. Në fillimin e pjesës së dytë kaluam në avantazh edhe me një gol tjetër dhe shkuam 3-1. Aty u bë çdo gjë më e lehtë për ne dhe pastaj u vulos fitorja me një tjetër gol dhe ndeshja përfundoi  4-1 për ekipin e Tërbunit.

Një përvojë e juaja jo e vogël tek disa skuadra me emër, tani edhe tek ekipi i Tërbunit. Si e ndjeni veten, ju shërben si një trampolin apo do të vazhdoni më gjatë?  

Tërbuni siç dihet është një ekip me emër në Shqipëri. Dihet që për momentin është në kategorinë e dytë por vendin nuk e ka aty. Po mobilizohemi që të arrijmë objektivin që të ngjitemi në kategorinë e Parë. Shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të shkojnë më mirë.

Marrëdhëniet me teknikun Edmond Halipi dhe në përgjithësi me drejtuesit e Bashkisë si i ka skuadra?  

Drejtuesit janë shumë korrekt në të gjitha aspektet, i qëndrojnë shumë afër ekipit për të arritur objektivin. Shpresojmë të bëhet më e mira.

Vazhdimisht Shkodra ka qenë furnizuese e ekipit të Tërbunit. Këtë sezon përpos jush kush luan tjetër në këtë ekip?  

Këtë sezon jemi 7 shkodranë. Së bashku me mua, janë edhe Hyseni, Osmani, Mila, Çokaj, Shkëmbi, portieri Marku.

Për momentin jeni në mesin e tabelës por objektivat janë që këtë sezon të riktheni në kategorinë e Parë?  

Po, shpresojmë sepse është një format i kategorisë së Dytë që ekipi i parë ngjitet direkt dhe katër ekipet e tjera më poshtë luajnë në play-off dhe shpresojmë shumë.

Ndeshja e radhës luhet në transfertë në Gramsh. Një përballje jo pak e lehtë?  

Është ndeshje e vështirë. Dihet që Gramshi është ekip që luan shumë mirë futboll, sidomos në fushën e tij dhe shpresojmë për fitoren tonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img