Friday, April 26, 2024

Intervista-Pas ndeshjes Bylis-Vllaznia 0:1, flasin trajnerët Brdariç dhe Dovedan, si dhe kapiteni kuqeblu Gurishta

Lexo

Një 90-të minutësh shumë i dyluftuar ishte ai që u luajt në “Adush Muça” të Ballshit mes vendasve të Bylis dhe Vllaznisë mysafire. Një fund dramatik dhe me shumë emocion kur goli që përcaktoi fituesin u shënua në sekondat shtesë të shtesës së takimit duke i dhënë tre pikë shumë të vlefshme skuadrës shkodrane. Në prononcimet e dhëna menjëherë pas ndeshjes, trajnerët kundërshtarë, Brdariç i Vllaznisë dhe Dovedan i Bylis, si dhe kapiteni kuqeblu Erdenis Gurishta që u cilësua si më i miri në fushë për të dyja skuadrat, u shprehën.

Brdariç: Morëm tre pikë të arta!

“Ishte një ndeshje shumë speciale dhe e vështirë. Arritëm në sekondat e fundit ta fitojmë këtë ndeshje dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve në fushën e lojës. Fitojmë të gjithë dhe humbim të gjithë, nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Morëm tre pikë të arta. Që në fillim e dinim që do të ishte një nga ndeshjet më të vështira, pasi për shkak të fushës duhet të luanim edhe me topa të gjatë. U desh të bënim disa ndryshime taktike dhe në fund arritëm fitoren. Lojtarët e kanë marrë vesh çfarë unë kërkoj nga ekipi dhe po i zbatojnë detyrat e ngarkuara më së miri”.

Dovedan: Kam rezerva për golin, ishte faull!

“Goli duhej anuluar. Mbrojtësi Adili shkaktoi faull ndaj sulmuesit tonë Kojiç me bërrylin e majtë. Ne kemi marrë dy futbollistë të mirë. Problemi është që ata kanë muaj që nuk kanë luajtur. Do mundohemi sa më shpejt t’i ngremë në nivelin e tyre dhe të na ndihmojnë.  Skuadra do të paktën 15 ditë kohë akoma”.

Gurishta: Kishim besim deri në fund për fitore!

“E kisha thënë edhe më parë që do ishte ndeshje e vështirë, duke ditur edhe terrenin e fushës këtu. Ne kishim besim deri në fund dhe ia dolëm të marrim fitoren. Normalisht që ndihem shumë mirë për ekipin që po ecën mirë, por edhe për veten që po bëj një sezon të mirë. Më shumë për ekipin që po bën kaq mirë. Sa i përket titullit mund ta them se këto fitore, sidomos jashtë fushë janë shumë të rëndësishme. Sot edhe barazimi nuk do ishte keq, për shkak të vështirësisë të fushës këtu. Por ne ia bëmë hyzmetin dhe shyqyr Zotit që morëm këtë fitore. Kam 6 vite te Vllaznia, është ekipi që jam rritur. Në vitet e para nuk kam pasur hapësirat e duhura. Pas rënies nga Kategoria më është besuar vendi i titullarit. Në këtë vit sigurisht që ka rëndësi edhe forma e ekipit, pasi unë nuk do isha këtu.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img