Wednesday, May 1, 2024

(Intervista) Pragfinalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia. Intervistë me ish kapitenin kuqebu, Elvin Beqiri, sot trajner futbolli

Lexo

Vllaznia dhe Skënderbeu luajnë të hënën e 31 majit finalen e Kupës së Shqipërisë, takim i cili do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” duke filluar nga ora 19.00. Një përballje me kahe të kundërta, Vllaznia si pretendente deri në minutat e fundit të kampionatit për të fituar trofeun dhe Skenderbeu, skuadër e cila me vështirësi siguroi mbijetesen në Superiore. Por, kjo nuk do të thotë që tradita e dy skuadrave në fjalë, por jo vetem, të përballë dy skuadra rivale që kërkojnë fitoren e trofeut të Kupës. Opinionet e kësaj pragndeshje i marrim nga ish kapiteni i Vllaznisë Elvin Beqiri, sot trajner futbolli.

Beqiri një “finale” Vllaznia e humbi  në javën e fundit të kampionat, që ndonëse fitoi me Laçin 2-0, trofeu mbeti në Durrës, aty ku Teuta fitoi me diferëncë gokash, 6-1 ndaj Apolonisë. Por tashmë, ka mundësinë për një trofe tjetër, të cilin e kërkon me insistim. Fillimisht dicka për emocionet që përjetuat në “Loro Boriçi” në javën e fundit Vllaznia-Laçi, dhe më pas për finalen e Kupës së Shqipërisë.

Sigurisht ishte një ndeshje me shumë emocion  sepse përveç Teutës dhe Vllaznisë ishin në garë matematikisht edhe Laçi me Partizanin. Favorite ishte Teuta por edhe Vllaznia duke shpresuar në ndonjë hap të gabuar të Teutës. Gjithsesi unë e kam thënë dhe më përpara, për Vllazninë ka qenë një kampionat i paparashikueshëm ky i sivjetmi, me lojra dhe rezultate të bukura. Vllaznia në kompleks ka bërë një kampionat fantastik, pamvarësisht se siç do ekip tjetër ka pasur oshilaçionet e veta, por e përgjithshmja për ekipin e Vllaznisë është shumë pozitive.

Një koment për opinionin e presidentit durrsak, Hasanbelliu që e cilëson Vllazninë si kampionia morale.

Duke pasur parasysh objektivat e Vllaznisë që në fillim të kampionatit ishin pjesëmarrja në Kupat e Europës, ajo që ka thënë presidenti i Teutës zoti Hasanbelliu, mendoj që është e drejtë sepse Vllaznia ka kryesuar pjesën më të madhe të kampionatit me meritë dhe është një ndër ekipet që ka bërë lojën më të bukur, prandaj mendoj që ai është shprehur me të drejtë.

Vllaznia nuk e fitoi trofeun e kampionatit, por një shkodran, ish kolegu juaj i fushës, Edi Martini, mori trofeun së bashku me dy shkodranët e tjerë Grudën dhe Pjeshkën.

Nga ana tjetër sigurisht që më është bërë qejfi sepse tek skuadra e Teutës është një Vllazni e vogël. Mund të them fjalët më të mira për trajnerin Martini. Nuk ka shfaqur vetëm tani cilësitë e tija si trajner por edhe më përpara si me fitimin e Kupës dhe Supërkupës në sezonin e kaluar. Ka pasur një meritë të veçantë në ruajtjen e grupit dhe rendimentin që ka marrur nga ky grup. Mendoj që Martini dhe shkodranët që luajnë aty kanë bërë një punë fantastike. I uroj suksese edhe në Kupat ë Europës, të kenë një përfaqësim dinjitoz dhe të kalojnë sa më shumë turne.

Mbërrijmë tek pragfinalja Skënderbeu-Vllaznia që luhet të hënën në orën 19:00 në kryeqytet. Skëndërbeu është rritur shumë moralisht si dhe nga ana taktike-teknike. Korçarët kanë shfaqur ambicien e fitimit të kësaj kupe, por ndërkohë Vllaznia e kërkon me patjetër.

Është një finale dhe në finale nuk mundesh të caktosh më përpara se kush është fituesi, janë të dyja skuadrat që mund ta fitojnë pamvarësisht se dihet që Skënderbeu është i dënuar nga UEFA për mospjesëmarrjen në Kupat e Europës. Gjithsesi moralisht ato kanë dëshirë të kenë një trofe më shumë. Mendoj që Vllaznia është favorite në letër, duke pasur parasysh që në javët e fundit është rikthyer në paraqitjet e mira. Shpresoj që të kemi një finale të bukur, më vjen keq që zhvillohet pa tifoza, është një minus i madh për të gjithë kampionatin. Shpresojmë që Vllaznia të kurorëzohet me një trofe në këtë sezon të mrekullueshëm që ka pasur.

Edhe në këtë finale të fundit është një shkodran tjetër si Belajdi Pusi që është kanditat për trofeun, një lojtar që ju e keni pasur edhe në ekipet zinxhir në Shkodër dhe tashmë luan për Skenderbeun.

Më vjen mirë që një ndër lojtarët që unë kam stërvitur tek ekipi i të rinjve të Vllaznisë është pjesë e Skënderbeut, sigurisht që do më ishte bërë qejfi të ishte pjesë e Vllaznisë por ai është profesionist dhe tashmë është i afirmuar tek ekipi i Skënderbeut. Mendoj që ka zhvilluar një sezon pozitiv. Shpresoj që ta shoh lart e më lart sepse ai rrit vlerat e veta por edhe të Akademisë Vllaznia nga ku ka dalur. Akademia Vllaznia nuk ka nxjerrur vetëm 1-2 lojtar por vazhdimisht nxjerrë shumë lojtarë që kanë furnizuar ekipet e Shqipërisë dhe jo vetëm. Gjithsesi mendoj se ai djalë ka një të ardhme shumë të mirë dhe mendoj që Vllaznia duhet ta rikthejë përsëri për të pasur jo thjesht një shkodran por mendoj që Belajdi Pusi është një lojtar cilësor i kampionatit Shqiptarë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img