Saturday, October 12, 2024

(Intervista) Prodhim i Akademisë Vllaznia, por Egzon Shimaj luan për Besen

Lexo

Futbolli shkodran prodhon pa fund lojtarë cilësorë, por në pamundësi për të gjetur hapësira me ekipin e parë të Vllaznisë ato detyrohen të luajnë për skuadrat e tjera. I tillë është edhe rasti i të riut të dalë nga Akademia e Futbollit Vllaznia, Egzon Shimaj që në këtë sezon ka preferuar të luajë për Besën e Kavajës.

 Egzon, këtë sezon jeni pjesë e Besës së Kavajës. Si ndodhi kjo lëvizje nga Shkodra në Kavajë kur të gjithë prisnin të të luanit për kuqeblutë?  

Sapo mbaroi sezoni i kaluar, mora një ofertë nga presidenti Bizhdili dhe shikova që ishte më e arsyeshme të shkoja atje të luaja dhe të merrja minuat e nevojshme se sa të qëndroja në stol këtu tek ekipi i parë.  

Sidoqoftë një dëshirë për bashkimin me Vllazninë ekziston tek ju?  

Po, kemi pasur bisedime por të shikojmë deri në përfundimin e këtij sezoni, besoj se mund të ketë një afrim tek Vllaznia por akoma asgjë e sigurtë.  

Si po shkon sezoni tek skuadra e Besës aty ku keni dhe kolegun tuaj me shumë përvojë Alsid Tafili?  

Sezoni po shkon mirë por kemi bërë gabime gjatë rrugës. Skuadra është shumë e mirë, kemi lojtar me eksperiencë si Tafili, Muça, portierin Kuka, por kemi bërë disa gabime të cilat nuk pranohen. Në këtë kampionat nuk duhet gabime, duhen vetëm rezultate.  

Cila nga skuadrat mendoni se është më afër kategorisë Superiore në grupin B ku luan Besa?  

Deri tani jemi ne dhe Egnatia. Ato janë 4 pikë para por nuk janë të paarritshme.  

Nëse Besa e Kavajës do të arrijë të arrijë të kualifikohet në Superiore, do të preferonit të ishit përsëri pjesë e Besës?  

Po, nesë ne arrijmë në Superiore unë do të jem edhe një sezon tek Besa, pastaj të shikojmë.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img