Tuesday, May 14, 2024

(Intervista) Qarri: Humbëm dy pikë në Laç, rikthemi te fitorja në ndeshjen e radhës me Teutën

Lexo

Kristi Qarri është titullari që mbron portën shkodrane këtë sezon. Portieri i Vllaznisë është shprehur disi i zhgënjyer për dy pikët e lëna në Laç. Sipas tij, skuadra meritonte që të dilte me fitore nga ajo përballje, duke parë edhe si shkoi loja. Megjithatë, në intervistën për “Panorama Sport”, Qarri shprehet se Vllaznia duhet të shohë përpara dhe të arrijë në fund të sezonit, objektivat që ka vendosur. Së pari, për të qenë mes katër më të mirave dhe më pas pse jo për të kërkuar maksimumin, që është trofeu i titullit kampion.

Zhvilluat një ndeshje të bukur ndaj Laçit, mund të themi se fati nuk ishte me ju?

Ne kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Kemi krijuar shumë raste, por duhet dhe pak fat që të arrihet më e mira.

Një penallti shumë e diskutuar ajo e Laçit, cili është mendimi juaj?

Mendoj se të gjithë e kemi parë rastin, nuk kam dëshirë të flas për pjesën e arbitrimit.

Mendoni se mund të dilnit me tri pikë nga ai takim?

Ne luajtëm një ndeshje të mirë përballë Laçit. Pavarësisht asaj që ne dhamë në fushë ,Laçi ka një ekip të fortë, sidomos në fushën e tyre.

Tetë ndeshje pa humbje, a është një tregues se kjo Vllazni po bëhet gjithnjë edhe më e fortë?

Ne po bëjmë detyrën mjaft mirë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe këtë e kemi treguar në ndeshjet e fundit, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm që na presin ndeshje të vështira dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Dy gola të pësuar në 6 takimet e fundit, duket se edhe ju po kaloni një moment të mirë?

Kjo nuk është meritë vetëm e imja. Është një ekip që punon për këtë gjë. Të gjithë mbrojmë dhe shënojmë. Merita dhe e keqja është e të gjithëve.

Ku duhet të bëni më shumë kujdes në këto momente, përpara është dueli me Teutën?

Ndeshja e radhës është edhe objektivi jonë dhe ku ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kjo nisur nga fakti se Teuta ka një ekip të mirë dhe vjen nga një fitore. Ne duhet të bëjmë maksimumin në këto ndeshje dhe të jemi të qetë për të arritur objektivin që normalisht fitorja është objektivi ynë edhe në këtë takim.

Një vend në katërshen e parë, është e realizuar apo duhet ende kohë për të thënë një gjë të tillë?

Ne jemi në rrugën e duhur, por e thashë dhe me lart, objektivi jonë janë vetëm ndeshjet e radhës. Të tjerat janë me radhë. Besimi është dhe do të japim maksimumin për të arritur objektivat.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img