Saturday, July 27, 2024

Vloran Bexheti emërohet sekretar i përgjithshëm i KF Besa të Dobërdollit

Lexo

Shaban Sinani

Klubi i  futbollit Besa nga Dobërdolli, që në kë kampionat ka  aspirata shumë të mëdha me qëllim kualifikim në elitën e futbollit vendor. Pas përfundimit të pjesës vjeshtore të kampionatit ku Besa e vetmuar kryeson renditjen e tabelës me 40 pikë, pronarët e klubit, familja Tairi, pa hezitim nisi konsolidimin e radhëve në të gjitha nivelet. Ato fillimisht konsoliduan Akademinë futbollit me njerëz profesionist, ndërsa ajo që është më e rëndësishme konsoliduan administratën me dukem e emëruar Vloran Bexhetin në postin sekretar i përgjithshëm i KF Besa të Dobërdollit.

Vloran Bexheti i lindur në vitin 1971, në Tetovë gjatë karrierës së tij në klubet e futbollit gjatë periudhës  2003 deri më 2007, ishte sekretar në KF Shkëndija të Tetovës, në periudhën 2008  deri në fundin të vitit 2023 ka ushtruar postin e sekretarit në KF Renova, ndërkaq ai një të gjatë më saktësisht nga 2007 e deri më 2017 ishte edhe sekretar në Lidhjen Futbollistike Komunale të Tetovës.

Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit me emërimin e Vloran Bexhetit në postin sekretar i përgjithshëm  do të jetë klub me administratë vërtet profesionale duke pasur para sysh objektivat e tyre  në afatgjate.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img