Thursday, February 22, 2024

(Intervista) Shkodrani i Egnatias, Fangaj, garanton që trofeu i Kupës së Shqipërisë shkon në Rrogozhinë. Nesër, finalja, Tirana-Egnatia, ora 19:00 në “Elbasan Arena”!

Lexo

Titullari i padiskutueshëm i formacionit të Egnatias në kampionat, mbrojtësi i djathtë, shkodrani Abdurrahman Fangaj, ndihet mirë teksa tregon se Egnatia arriti një sukses të bukur duke siguruar bashkë me vendin e tretë në kampionatin e sapombyllur, luajtjen në Ligën e Konferencës. Europa erdhi natyrshëm. Me lojëra e rezultate bindëse. Ndërsa finalja e Kupës, prej javësh na ka rrëmbyer me magjinë e saj. 26- vjeçari, në intervistën e dhënë posaçërisht për gazetarin e Panorama Sport”, Fatmir Efica, nuk ngurron të shpalosë dëshirën e tij dhe jo vetëm të tij, që trofeu i kupës të vijë për herë të parë në Rrogozhinë. Atje ku pritet që mbrëmja e 1 qershorit, pas ndeshjes finale ndaj Tiranës së fortë, të përjetohet nga çdokush që ka kontribuar për ekipin rrogozhinas, me shpërthimin e një feste madhështore…

Po afron ora e finales së madhe të Kupës së Shqipërisë, ku Egnatia do të ketë përballë Tiranën. Çfarë pritet të ndodhë sipas jush?
Kjo finale përgatitet me qetësinë e duhur dhe gjithsecili nga ne futbollistët apo dhe tërë drejtuesit, është i vetëdijshëm se Egnatia ka tashmë potencialin e duhur për ta fituar Kupën e sjellë trofeun për herë të parë në Rrogozhinë. Për të fituar Kupën, veç mbrojtjes së fortë, duhet edhe një sulm efikas.

I ka Egnatia potencialet e duhura në repartin mësymës?
Çdo repart ka rëndësinë e vet, por si në kampionat ashtu edhe në Kupë ne kemi treguar se kemi funksionuar në bllok, si një skuadër që ka disiplinë të lartë bashkëpunimi e harmonie në fushën e lojës.

Tifozët, aq të etur për një trofe, thuajse e kanë gati festën e tyre si në stadiumin e Elbasanit, ashtu edhe në Rrogozhinë pas kthimit? Një mesazh për ta?
Kam dëgjuar se po përgatiten deri te detajet më të imta për këtë ndeshje finale që është historike për ne dhe ata. I falënderojmë për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë gjatë gjithë këtij sezoni. Shpresojmë se të enjten e 1 qershorit festa e tyre dhe jona do të nisë në stadium e do ta vazhdojë deri në të gdhirë kur të mbërrijmë nga Elbasani në Rrogozhinë.

Të kthehemi pak te kampionati që sapo u mbyll. Që për Egnatian shënoi të parin sukses të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës. Si e vlerësoni?
Kur
përmbushen objektivat që janë vendosur nga fillimi i sezonit pa diskutim që e vlerësojmë shumë mbylljen dinjitoze që i bëmë kampionatit. Mendoj se kjo që ndodhi me Egnatian në 36 javët e sapopërfunduara, është pikënisje për arritje të tjera më të mëdha të skuadrës sonë.

Ju u aktivizuat në 33 ndeshje, me një minutazh prej 2789 minutash. Jeni i kënaqur?
Duke qenë se vija nga një periudhë e gjatë pa luajtur. Jam i kënaqur për sa i përket minutazhit dhe kontributeve konkrete që jam përpjekur të jap për ekipin.

Egnatia pësoi më pak gola (32) se çdo ekip tjetër. Meritë kjo edhe e prapavijës ku ju bëni pjesë. Ku besoni se e ka fortësinë e vet ky repart?
Eksperienca e të gjithë repartit të mbrojtjes dhe ndërthurja e duhur e lojtarëve, mbështetur edhe te specifikat e stilit të lojës, bëri që Egnatia të kishte mbrojtjen më të mirë të kampionatit për sa i takon numrit më të ulët të golave të pësuar. Europa erdhi natyrshëmpër ne. Me lojëra e rezultate bindëse që i tregojnë edhe statistikat.

FATMIR EFICA 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img