Kupa e Shqipërisë-Nesër finalja, Tirana-Egnatia, ora 19:00 në “Elbasan Arena”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Finalja e 27 përballë të parës. Tirana kundër Egnatias në ndeshjen e fundit zyrtare të sezonit aktual. Në statistika kjo ndeshje nuk ka asnjë krahasim sepse për rrogozhinasit është ndeshja më e rëndësishme e historisë, debutues në një finale të këtyre përmasave ndërsa në krahun tjetër, bardheblutë janë familjarizuar aq shumë me këtë trofe sa këtë do të kërkojnë të 17-in.

26 herë kanë luajtur në një ndeshje të tillë krzeqytetasit ku janë mundur në 10 raste por në 16 të tjera kanë triumfuar. Rekordmenë absolutë, të pas ttyre renditet Partizani me 15 kupa, por të fundit të kuqtë e kanë fituar 19 vite më parë.

Tirana u prezantua për herë të fundit në një finale në gusht të vitit 2020 ku u mund nga Teuta ndërsa 1 vit më parë ishte mposhtur nga Kukësi dhe për të gjetur trofeun e fundit bardheblu të Kupës së Shqipërisë duhet të ecim edhe më shumë në kohë për t’u spostuar në 31 maj të 2017-ës ku bardheblutë thyen Skënderbeun 2-1.

Skuadra që këtë sezon ndahen nga vetëm një pozicion në klasifikim ndërsa në 4 ndeshjet e sezonit të Superiores, rrogozhinasit numërojnë 0 pikë përballë rivalëve kryeqytetas. Në 12 ndeshje të luajtura gjatë gjithë historisë, Tirana kryeson bindshëm me 11 fitore dhe vetëm 1 barazim por historia është bërë për t’u shkruar dhe Egnatia është mësuar tashmë me këtë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img