Thursday, March 28, 2024

(Intervista) Trajnerët Vukiçeviç dhe Colella flasin pas ndeshjes Laçi 1-0 Partizani

Lexo

Dejan Vukiçeviç ka folur pas fitores 1-0 kundër Partizanit. 3 pikë të rëndësishme kundër të kuqve që humbin në këtë mënyrë vendin e parë të Superiores. Kurbinasit po kalojnë momente të mira, pasi kanë lënë vendin e fundit duke u ngjitur në mesin e tabelës. Trajneri i Laçit u shpreh:

“Ky është futbolli. Ndonjëherë humb me penallti, ndeshje që nuk duheshin humbur. Por edhe fiton 1-0. Por, ky është futbolli shqiptar. Shumë pak ndeshje përfundojnë me diferencë të madhe. Sot, 3 ndeshje 1-0. Shumë pak gola. Shumë herë dalin barazim. Asnjë s’luan hapur. Ne jemi duke bërë disa gjëra ndryshe nga fillimi. Në fillim të kampionatit kemi luajtur me shumë lojtarë sulmues. Tani po luajmë me një ekip kompetetiv.

Presidenca? Asnjëherë s’është e thënë në futboll, që e ke detyrim për të fituar, por me rezultatet e tanishme e kam më të lehtë të flas në klub. Unë do të falënderoj presidentin, jo për sot, jo për ditët e fundit. Kur ekipi fiton çdo gjë është në rregull. Çdo klub në botë, pas 5 humbjeve, ndërrohet trajneri. Por, mes meje dhe punës sime më ka dhënë koefidencë. Isha i lumtur me këtë punë. Më ndihmoi kur unë kisha disa ditë të vështira. Për këtë dua ta falënderoj. Çdo ditë do të punoj më shumë. Është shumë e lehtë për të folur tani. Por, kur ishim duke humbur, ai nuk tentoi të më hiqte mua. Ishte me mua që nga momenti i parë dhe jam shumë i lumtur përt situatën në të cilin që jemi. Kemi obligacion për të punuar më fort.

Gjuha e kurbinasve? Gjuha e futbollit është e njëjtë në gjithë botën. Duhet të bëjmë një gol më shumë se të tjerët dhe fitojmë ndeshjen. Kjo varet nga lojtarët. Kemi fituar sot pas një skeme. Futbollistët e bënë këtë. E zgjodhën vetë.

Pikët apo loja? Të fitosh ndaj Partizanit gjithmonë është e mirë. Unë i thashë lojtarëve të mi që Partizani është në vendin e parë sepse fitoi 3 ndeshjet e para. Për 7 ndeshje ata fituan 10 pikë. Duhet t’i respektojmë për historinë e tyre. Të luajmë futboll me disiplinën që kemi pasur në ndeshjet e fundit. Të punojmë mirë, në 100 përqindëshin. Nëse e bëjmë kështu, rezultatet do të vijnë. Nuk më pëlqen pozicioni që jemi.

Duka titullar? Është një djalë i shkëlqyer. Shumë profesionist për moshën që ka. Ai u stërvit pas ndeshjes. Pozicioni që ka, kam shumë futbollistë dhe konkurrencë. Nuk është vetëm Duka, janë edhe disa çuna të tjerë që do të luajnë kur t’i vijë momenti”, tha ai.

Trajneri i Partizanit, Giovani Colella, u shpreh i pakënaqur me mënyrën se si ekipi i tij u paraqit në fushën e blertë. Tashmë të kuqtë kanë humbur vendin e parë në Superiore, pasi Tirana është forcë e parë e elitës. Në fjalën e tij për mikrofonin e Oversport, trajneri i Partizanit deklaroi:

“Kjo humbje ishte krejt tjetër nga ajo me Egnatian. Sigurisht një ngushëllim disi i vakët sa i përket kësaj humbjeje. Është e qartë që nuk jemi në momentin tonë më të mirë.

Zëvendësimet? Mund të them që jam disi i kënaqur që kam aktivizuar sot në krahasim me Egnatian. Përtej rezultatit, ata kanë dhuruar disa momente apo shkëndija pozitive sa i përket lojtarëve të stolit.

Kreu? Në këtë moment nuk do të bëjë një ndryshim të madh. Të paktën s’do na thonë më që jemi të fortë apo të pathyeshëm. Tashmë me pikët që kemi, s’na mbetet gjë tjetër, veçse të punojmë. Të jemi mes ekipeve kryesuese. Llogaritë apo diferencat do të bëhen në muajin prill apo maj.

Shuplakë ndaj Egnatias? Mendoj që sot është një tjetër shpullë sot. Ndaj Egnatias ishte më e fortë, por edhe sot është shpullë. Gjithmonë shpullat janë të rënda, por në krahasim me atë të Rrogozhinës, kjo është më e lehtë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img