Tuesday, March 19, 2024

Sot janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së 11-të të Superiores

Lexo

Sot janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së 11-të të Superiores. 3 përballje që kanë dhënë verdiktet e tyre.

Tirana fitoi 1-0 kundër Egnatias duke marrë kreun e Superiores. Skuadrës së Orges Shehit i mjaftoi një gol i Patrick në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 51-të, për të marrë fitoren e dytë radhazi, por mbi të gjitha për t’u ngjitur në vendin e parë në Superiore.

Skuadra rrogozhinase pati disa mundësi të mira për të shënuar, megjithatë nuk ia doli që të marrë diçka nga kjo sfidë. Në të 74-tën, Delarge arriti që të gjente rrjetën, por anësori i ndërpreu festën, duke sinjalizuar pozicion të parregullt. Me 11 pikë të grumbulluara, ekipi i Shpëtim Duros është në vendin e pestë me 15 pikë.

Partizani ka pësuar humbjen e dytë radhazi rezultatin 1-0 kundër Laçit. Goli i Ujkës i realizuar në minutën e 13-të u dha fitoren e tretë radhazi kurbinasve, që kanë bërë kthesën e vijojnë ngjitjen në renditje. Bardhezinjtë ishin dukshëm më superiorë, duke pasur shumë mundësi për të shënuar edhe golin e dytë. Nga ana tjetër, të kuqtë e patën të vështirë për të rrezikuar, teksa një goditje e Hotit në pjesën e dytë ishte rasti i parë serioz, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes, kryeqytetasit goditën shtyllën, por pa arritur që të barazonin rezultatin. Pas këtij takimi, Partizani zbret në vendin e dytë, duke mbetur në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Laçi tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Ndërsa Vllaznia triumfoi në transfertë kundër Kukësit duke u ngjitur në vendin e tretë. Skuadra e Josës mund të kishte gjetur dhe golin e dytë në 45-minutëshin e dytë, por Boshnjaku ishte i pafat, duke goditur shtyllën. Me kalimin e minutave, kuksianët e rritën presionin, duke kërkuar golin e barazimit, por e patën shumë të vështirë që të gjenin hapësira. Rasti i Barbozës në 10 minutat e fundit ishte më i miri për verilindorët, megjithatë shtatlarti nuk arriti dot që të gjente rrjetën.

Tri pikë për Vllazninë, që ndodhet në vendin e tretë tani me 18 pikë, ndërsa Kukësi rikthehet në zonën e rrezikut, pasi aktualisht me vetëm 11 pikë ndodhet në vendin e parafundit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img