Friday, May 3, 2024

(Intervista) Zv. trajneri Karapici dhe Martini flasin pas ndeshjes Tirana 3-0 Teuta

Lexo

Tirana mori një fitore të rëndësishme përballë Teutës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 3-0. Zv. trajneri i bardhebluve, Artan Karapici u shpreh për Oversport:

Ishte një ndeshje e përgatitur mirë duke pasur parasysh që Kupa ka impenjim tjetër. Çdo detaj analizohet. Është një finale që ne e synojmë. Kemi synim t’i fitojmë të tre trofetë.

Abazajn besoj do e kemi persëri gati. Për Nikqin mendoj se mund ta ketë mbyllur sezonin. Grupi është i vlefshëm për këtë skuadër. Me Teutën kemi hasur vështirësi. E kishim marrë në vlerësim maksimal. Mund të marrim parasysh edhe një detaj të vogël me Kallakun që zbriste poshtë. Të mos lejonim pikat e daljes së Teutës. Sa i përket Gjumsit ose elementeve të tjerë, sa kohë janë pjesë e Tiranës kur futen në fushë të vlerësojnë veten edhe stafin.

Duke parë dhe rezultatin dhe mundësitë, kjo për shkak se dhe Teuta na e bëri pak të lehtë, sepse eliminoi mesfushën e vetë. Kjo vjen dhe sipas një rrjedhe logjike. Dhe ekipi jonë pati durimin për të luajtur me topin poshtë. Mund të them që ishte një nga ndeshjet më të mirë. por Kupa është e paparashikueshme. Kemi dhe gjysmëfinalen tjetër që na pret në Durrës. Nuk do e ulim vigjilencën ndeshjen tjetër.

Regi (Lushkja) është numri ynë 10, pavarësisht se në futbollin modern 10 eliminohet. Mundohemi që çdo lojtari t’i japim nga eksperienca jonë dhe nga aftësitë që ata kanë”, u shpreh Karapici.

Teuta u dorëzua përpara Tiranës duke shuar ëndrrën për një kualifikim në Europë. Pas ndeshjes, trajneri Martini u shpreh:

“Nuk shkoi asgjë, ekipi u ndikua nga lodhja. Mungesa e Kotobellit ndikoi në fushë ,Tirana luajti ashtu sic duhej të luanin. Kjo ndeshje iku, të bëjmë të pamundurën ndeshjen tjetër. Nuk është koha për të kritikuar por të shohim, kemi një ndeshje të rëndësishme në kampionat.

Kërkoi një pozicion jashtë loje artificial, nuk ishim të kujdesshëm te goli i parë. Ka një problem tjetër pasi mbrojtja fillon nga sulmi, në aspektin mbrojtësi i gjithë ekipi lë për të dëshiruar. E kemi më Kukësin tani, kur të vij ndeshja e kthimit do të jetë një tjetër muzikë. Rezultati i sotëm është i pastër që i jep kualifikimin Tiranës por kjo nuk do të thotë që ne jemi të dorëzuar.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img