Saturday, July 27, 2024

Itali-Futbollisti shqiptar, Kristjan Shpendi shënon golin e 20-të në kampionatin e serisë C

Lexo

Sulmuesi shqiptar ka asistuar në golin e parë dhe ka shënuar të dytin në fitoren 2-0 që skuadra e tij Cesena arriti përballë Gubbios në Serinë C

Një pjesë e parë pa gola, me Gubbion që bën një paraqitje të mirë, por… Cesena ka një lojtar si Kristjan Shpendi, që edhe kësaj radhe zgjidhi ndeshjen. Sulmuesi shqiptar asistoi golin e shënuar nga Adamo në minutën e 50-të dhe shënoi në minutën e 74-ët në fitoren 2-0 që skuadra e tij Cesena arriti në shtëpi përballë Gubibo.

Me këtë fitore, Cesena ngjitet në kuotën e 77 pikëve në vend të parë, 9 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Torres. Me këtë finalizim, Shpendi është ngjitur në kuotën e 20 golave, një statistikë e frikshme, që sigurisht gëzon drejtuesit e skuadrës dhe frikëson kundërshtarët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img