Saturday, July 27, 2024

(Video) Vllaznia e Futsales në rrugë të mbarë. Presidenti Fisnik Barbullushi, optimist për të ardhmen e kësaj skuadre

Lexo

Vllaznia e futsales vijon rezultatet pozitive. Pas fitores ndaj Partizanit në transfertë 8 me 9, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi mposhti Flamurtarin në shtëpi me rezultatin 5 me 3. Ashtu si edhe në të gjitha ndeshjet e tjera, brenda dhe jashtë rrethi, presidenti i kuqebluve, Fisnik Barbullushi ishte pranë skuadrës duke e mbështetur skuadrën në sfidën e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur ndaj Flamurtarit, ndërkohë që foli edhe për rritjen e dukshme që skuadra po shfaq në pjesën e dytë të sezonit. Sipas tij, sekreti i këtrij suksesi është harmonizimi i skuadrës, ku tashmë sportistët e futsallës janë ambientu me  lojën e njëri tjetrit, kanë gjetur frymën e duhur, ndërkohë që krahas elementit me përvojë si Lekaj, Tafili, Djepaxhia, një kontribut të amdh po jep edhe Besfort Gjoklaj, që iu bashkua skuadrës në merkaton e janarit. Por, përpos Gjoklajt, presidenti Barbullushi thotë se po punojnë që edhe shkodranë të tjerë që luajnë në skuadrat e tjera të rikthehen pranë Vllaznisë së tyre.

Sa i përket objektivave, edhe pse titulli ishte synimi kryesor i kuqebluve, presidenti Barbullushi, pranon se Tirana tashmë është e pakapshme, pasi është shumë pranë trofeut, ndërkohë që në lojë është vendi i dytë, i cili me tre ndeshjet e fundit, dy prej të cilave do të luhen në Shkodër, pritet të bëhet realitet. Megjithatë, për Barbullushin, ky sezon shërbeu si gurëthemel për vitin e ardhshëm, në të cilin Vllaznia Futsal pritet jetë krejt ndryshe në përformancë dhe objektiva.

(Video) Prononcimin e plotë të presidentit të Vllaznisë futsal, Fisnik Barbullushi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img