Friday, April 26, 2024

Javë negative për Akademinë e Futbollit Vllaznia. Katër humbje dhe një fitore për ekipet kuqeblu

Lexo

Një javë “jo” duhet konsideruar kjo që lamë pas për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. Ndeshjet e luajtura për llogari të javës së tetë të Kampionatit Kombëtar  të moshave kanë një bilanc negativ, pasi nga pesë ndeshje të luajtura, katër prej tyre janë humbur, dhe vetëm një është mbyllur me fitoren e Vllaznisë. Dhe, pikërisht komentin tonë e nisim me ekipin fitues, atë U-17, i cili i drejtuar nga trajneri  Gilman Lika, ka mundur në transfertë ekipin fierak Apolonia me rezultatin 2 me 3.

Për t’u theksuar është fakti se ekipi vendas Apolonia ishte në avantazh të dy golave në pjesën e parë, ndërkohë kuqeblutë duke shënuar tre gola, njëri më i bukur se tjeter kanë arritur ta përmbysin rezultatin në pjesën e dytë duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 2-3.

Një tjetër e veçantë e kësaj ndeshje është se të tre golat e Vllaznisë U-17 i ka shënuar i njëjti futbollist, Filip Toni, duke marrë kështu përgëzimet maksimale të drejtuesve kuqeblu. Me këtë fitore, Vllaznia U-17 kryeson e vetme tabelën e klasifikimit me 20 pikë.

Përsëri, në Fier por këtë radhë me një humbje zhgënjyese të ekipit Vllaznia U-19. 7-0 në favor të Apolonisë ka përfunduar kjo ndeshje, rezultat që në një farë mënyre është konsideruar surprizë, pasi me elementin dhe pretendimet që ka skuadra kuqeblu për fitimin e titullit kampion, rezultati në fjalë është befasues.

Humbje kjo që e zbret Vllazninë U-19 të drejtuar nga trajneri Edmond Doçi në vendin e pestë të klasifikimit me 13 pikë, ndërkohë në krye është skuadra fierake Apolonia me 19 pikë.

Seria e humbjeve për ekipet e Akademisë Vllaznia për javën e tetë ka vijuar me tre humbje radhazi, që të tria të pësuara në shtëpi, duke filluar me ekipin U-13 që është mundur nga Internacional me rezultatin 1-2, ndërkohë që dy ekipet e tjera Vllaznia U-14 dhe Vllaznia U-15, janë mundur respektivisht nga Tirana 0-3 dhe 0-2, ndeshje këto të luaujtura në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img