Çerekfinalet e Botërorit “Katar 2022” vazhdojnë të prodhojnë emocione të pafund. E tillë ishte edhe ajo që u mbyll pak minuta më parë me fitoren historike të kombëtares së Marokut, duke u bërë kështu kombëtarja e parë afrikane që kualifikohet në gjysëmfinalet e një botërori. Ndërkohë, me shumë interes pritet dueli i orës 20:00, Angli-Fracë, të cilën me të drejtë e kanë etiketuar si finalja e parakohshme e botërorit, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin Al Bayt.
Një sfida kjo që për vetëm nivelin e skuadrave, nuk duket se ka një favorit të dukshëm, dhe për këtë rivaliteti pritet të jetë i pranishëm deri në fund të takimit. Kombëtarja e Southgate dëshiron të shkojë deri në fund të turneut pas humbjes në Kampionatin Europian kundër Italisë. Në vitin 2018, vrapimi i britanikëve në Kupën e Botës, për t’iu shtuar të vetmen të pushtuar në vitin 1966, u ndal në gjysmëfinale. Anglia është e pamposhtur në këtë Botëror pasi ka arritur dy fitore dhe një barazim (me SHBA) në fazën e grupeve. Skuadra e ‘Tre Luanëve’ në fazën e 16-shes mposhti lehtësisht Senegalin me rezultat 3-0.
Pas humbjes së parëndësishme kundër Tunizisë, Franca tregoi se ishte në rrugën e duhur me një fitore 3-1 ndaj Polonisë. Pavarësisht mungesave të shumta në prag të Kupës së Botës, Deschamps mund të llogarisë në një skuadër me cilësi të madhe ku lider i padiskutueshëm mbetet Mbappé.
Anglia, Southgate fokusohet te Foden dhe Kane – Trajneri Southgate është gati të vendosë bast për bllokun e ekipit që mposhti Senegalin në raundin e 16-shes. Tashmë Foden ka arritur të sigurojë vendin e titullarit, Saka luan me Kane si fund ofensiv. Mesfusha e përzier e cilësisë, përvojës dhe rinisë me Rice, Bellingham dhe Henderson. Sterling është rikthyer në Katar dhe mund të përdoret gjatë ndeshjes.
Franca, skuadra e konfirmuar për Deschamps – Asnjë problem stërvitor në orët e fundit për Didier Deschamps i cili konfirmon top-lojtarët. Koundé ende preferohet ndaj Pavard si mbrojtës i djathtë. Të paprekshëm në mesfushë janë Rabiot dhe Tchouameni, ndërsa në sulm Giroud do të mbështetet nga treshja e mesfushorëve sulmues të përbërë nga Dembelé, Griezmann dhe Mbappé.
ANGLIA(4-3-3): Pickford; Ëalker, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Henderson, Bellingham; Saka, Kane, Foden. Trajner: Southgate
FRANCA(4-2-3-1): Lloris ; Koundé, Varane, Upamecano, Theo Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembélé, Griezmann, Mbappé; Giroud. Trajner: Deschamps