Wednesday, May 15, 2024

Kategoria e Parë/ Sot Bylis-Flamurtari dhe Elbasani-Vora

Lexo

Kategoria e Parë mbyll javën e 31-të ditën sotme. Katër ekipet e para në renditje do të përballen me njëra-tjetrën në dy ndeshje që nuk është se do të ndikojnë në renditje.
Bylis pret në shtëpi Flamurtarin në orën 15:00 dhe u duhet fitorja për të ruajtur distancën -3 nga Elbasani kryesues. Vlonjatët,në dy ndeshjet e fundit,si humbje si fitore nuk i lëshojnë vendin e 3-të.

Bylis: Beqaj,Trumçi,Abazaj,Përndreca,Peralta,Maçolli,Lajthia,Ruçi,Kasaj,Emini,Kibe
Trajner: Arjan Bellai
Flamurtari: Teqja,Deliaj,Kriviçiç,Batha,Pjeshka,Latorre,Leshi,Sidibe,Frashëri,Oliveira,Beqja Trajner: Eqerem Memushi

Kryesuesit presin në “Elbasan Arena” Vorën në orën 18:00 me një situatë pak më të ndryshme se ajo në Ballsh. Verdheblutë duan titullin kampion i cili mund të vendoset javën tjetër,por për ta bërë këtë duhet që ditanca me Bylisin të shkojë +4 të shtunën që vjen.
Vora ka kusht pikët pasi
Apolonia ndjek nga pas me 2 pikë më pak dhe në 2 javët e mbetura rrezikohet pozita e 4-të që të jep petkun e favoritit në Play-Off.

Elbasani: Totoshi,Fernandes,Zaimi,Pere,K.Kasa,A.Kasa,Hasani,Lila,Melo,Greca,Lleshi Trajner: Nevil Dede
Vora: Jata,Ismaili,Gaio,Imami,Dalipi,Tabaku,Xhemalaj,Meta,Qardaku,Raboshta,Prengaj Trajner: Endri Zjarri

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img