Saturday, October 12, 2024

(Intervista) Vllaznia- Hysen Dedja, nga kritikat në komplimente. Ish futbollisti dhe ish trajneri kampion me kuqeblutë, optimist për një Vllazni kampione

Lexo

Hysen Dedja, dikur kampion si lojtar dhe trajner i Vllaznisë, ka qenë nga ata specialistët futbollistë që ka kritikuar skuadrën shkodrane në pjesën e parë të këtij sezoni.

Mirëpo, sipas tij, tani ekipi ka një ndryshim të madh nga fillimi i kampionatit, ndërsa nuk ngurron të komplimentojë punën e bërë nga trajneri Qatip Osmani. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri kuqeblu, i cili në festen e 105 vjetorit të Shoqërisw Sportive Vllaznia u dekorua  nga KF Vllaznia, analizon ecurinë e Vllaznisë dhe shanset që ka për të qenë kampione në fund të sezonit.

Zoti Dedja, pas një periudhe prej 10 ndeshjesh pa pësuar humbje, Vllaznia u ndal kundër Erzenit në Kupë…?

Nuk mund të trajtohet si problem i madh nëse u humb një ndeshje dhe sidomos në Kupë. E them këtë, sepse ka edhe një tjetër shans në ndeshjen e kthimit me Erzenin. Personalisht nuk mendoj se do ta vendos në diskutim kualifikimin. E shoh Vllazninë në gjysmëfinale dhe jam i bindur se do ta korrigjojë gabimin që bëri. Besoj se deri në fund skuadra do të jetë pretendente edhe për trofeun e Kupës, pasi i ka të gjitha mundësitë për të luftuar me grupin që ka.

Keni qënë skeptic në këtë fillim sezoni, tashmë si e shikoni Vllazninë?

Ashtu si u nisën gjërat, nuk ishin aty ku duhet, dhe për më tepër situata po shkonte si mos më keq. Tani gjithçka është krejt ndryshe. Situata ka ndryshuar për mirë dhe rezultatet e tregojnë këtë.

Çfarë ka ndryshuar në skuadër që të jep garanci për vazhdimësinë?

Me atë që unë shikoj jashtë, trajneri Qatip Osmani ka ndryshuar që tek harmonia në skuadër dhe deri tek krijimi I një stabiliteti në formacion. Po u merr maksimumin lojtarëve, duke ditur që t’I motivoj, sin ë stërvitje ashtu edhe në ndeshje.

Të hënën i pret një përballje e vështirë në kampionat me Dinamon që taqshmë është pjesë e katërshes. Çfarë ndeshje prisni?

Po, edhe unë pres të jetë përballje e vështirë. Për më tepër, Dinamo vjen pas një fitoreje me Skënderbeun. Megjithatë, e shikoj si një ndeshje të radhës, ku edhe mund të merret më e mira nga skuadra.

Një barazim mund të jetë I kënaqshëm për shkodranët?

Nuk mendoj se trajneri Osmani do të hedhë në fushë skuadrën për të arritur një barazim. Ai do të kërkojë që ta fitojë këtë ndeshje. Një favor që ka Vllaznia është se Dinamo nuk luan në shtëpinë e vetë. Kjo ndeshje luhet në fushë asnjënëse dhe Vllaznia do të kërkojë tre pikë.

Duket se është rritur ndjeshëm lufta për vendet 2, 3 dhe 4?

Kjo i bën mirë kampionatit në tërësi. Egnatian mund ta quaj të sigurt në katërshe, por tashmë janë katër ekipe të tjera që luftojnë për tri vende. Kjo do të thotë se asnjë prej këtyre ekipeve nuk e ka vendin të sigurt. Prandaj, e shikoj të fortë deri në fund luftën për katërshen e parë. Ndërsa Vllazninë e shikoj me 99 % pjesë të saj. Këtë e bazoj tek ajo që skuadra ka dhënë në fushë këtë periudhë.

Është sezoni i duhur për një Vllazni kampione?

Pse jo. Në radhë të parë duhet menduar për katërshen dhe më pas për titullin. Por, nëse thashë e shikoj me 99 përqind  në katërshe, atëherë pse të mos pretendohet edhe për titullin në dy ndeshjet finale.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img