Saturday, April 27, 2024

“Nëna e Messit është arbëreshe!”. E thotë Ipeshkvi Arbëresh i Kishës Ortodokse Shqiptare në Diasporë, Monsinjor Aleksandër Greko.

Lexo

Prej disa ditësh qarkullojnë zëra dhe komente mediatike që flasin për origjinën e futbollistit të madh Lionel Mesi. Sipas komenteve në fjalë, nëna e Mesit është me origjinë shqiptare. Deklaratat rreth këtij fakti vijnë nga një prift që shërben në zonën ku jeton familja e Mesit, zonë që është e populluar edhe nga një komunitet shqiptar.

… Cilat janë komunitetet arbëreshe dhe shqiptare në Amerikën Latine? Kur migruan arbëreshët në Argjentinë? Cila është e vërteta për origjinën arbëreshe të Messit? Kanali KTV (Kohatelevizion ne Kosove) ka pasur nje bisedë ekskluzive me ipeshkvin e kishës Ortodokse Shqiptare në Diasporë, Monsinjor Alejandro Greco (Aleksandër Greko).

Në fakt nuk është hera e parë që dëgjojmë që personazhe të njohur botëror të fushave të ndryshme janë me origjinë arbëreshe apo shqiptare. Por sa e vërtetë është kjo e Messit nuk e dimë, sepse deri tani është vetëm kjo dëshmi i këtij prifti argjentinas që duket shumë i bindur në ato që thotë. Arbëreshët (në italisht: albanesi d’Italia ose italo-albanesi), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Por, te kthehemi te Messi dhe zbulimi qe u be ne Itali para disa kohesh. I dyshimtë për mbiemrin, një marangoz i ri nga Recanati, Leandro Messi, qe punonte ne një punishte artizanale në Spaccio Fuselli, vendos të bëjë disa kërkime. Kështu ai zbulon se Giovanni Messi, gjyshi i gjyshit të tij, ishte vëllai i Angelo Messit, i cili u largua nga Recanati, ose më saktë Valle Cantalupo, në 1893 në moshën njëzet e tetë vjeç për të shkuar në Rosario të Argjentinës, me gruan e tij Maria Latini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img