Klubi Futbollit Vllaznia pranohet si anëtare e Rrjetit Europian për Zhvillimin e Futbollit, i pari i këtij lloji nga Shqipëria

Rrjeti Europian për Zhvillimin e Futbollit ka kënaqësinë të njoftoje pranimin si pjesë e rrjetit, si anëtari i parë nga Shqipëria, Klubin e Futbollit Vllaznia.

Si pjesë e këtij rrjeti, KF Vllaznia nëpërmjet zhvillimit të futbollit do të synojë të zhvillojë projekte interesante me aspekt social që kanë një interes të përhershëm në rrjetëzimin dhe krijimin e partneriteteve. Gjithashtu fokusi do të jetë në zhvillimin e nismave të reja në dobi të komuniteteve në përgjithësi dhe në veçanti për qytetarët e Qytetit te Shkodrës. #morethanfootball

Për më tepër vizitoni profilin tonë si pjesë e këtij rrjeti: https://ëëë.efdn.org/blog/member/fc-vllaznia/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu