Tuesday, July 23, 2024

Kombëtarja në transfertën polake. Reja, stervitje me kontigjent të plotë

Lexo

Kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet për transfertën polake, takim i cili do të luhet ditën e enjte në Varshavë në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2022. Në seancën e fundit stervitore, trajneri Reja kishte në dispozicion të gjithë kontigjentin e lojtarëve. Pjesë e tyre ishte edhe Marash Kumbulla, që edhe pse kishte dyshimeve për formën e tij, u aktivizua në minutat e një përballjes mes dy grupeve në fund të stervitjes. Stafi teknik me në krye italianin, Eduado Reja, pati mundësinë edhe të aplikojë një formacion të mundshëm për të kuptuar se si do të ishte sjellja e lojtarëve dhe sa të vlefshme mund të ishin kombinimet në fushë.

Nga sa është parë, Reja është ende i pavendosur për portën, por me gjasë Etrit Berisha do të jetë titullar. Në mbrojtje veç Hysajt, Ismajlit dhe Gjimshitit u provua Kumbulla dhe Trashi. Bare, Gjasula dhe Abrashi nuk mungojnë në mesfushë. Ky i fundit ende nuk ka rikuperuar nga dëmtimi. Pritet të mësohet përfundimisht gjendja e tij nga stafi mjekësor. Në repartin e sulmit ka disa mundësi zgjedhjeje, por trajneri pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë sulmuesit më në formë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img