Thursday, May 2, 2024

Kombëtarja U-19 / Zyrtarizohen dy ndeshje miqësore me Izraelin

Lexo

Shqipëria e 19 vjeҫarëve, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Izraelit më 3 dhe 5 shtator, në kuadër të përgatitjeve që kuqezinjtë do të zhvillojmë përpara “Qualifying Round”. Kuqezinjtë e Cungut janë shortuar në Grupin 5 sëbashku me Danimarkën, Maqedoninë e Veriut dhe Ҫekinë me ndeshjet që do të luen në Ҫeki në data 7, 10 dhe 13 tetor.

Zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se dy federatat respektive kanë rënë dakort që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Shqipëri. Ndeshja e parë do të luhet në mbrëmjen e 3 shtatorit ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet paradite e datës 5, duke parë që skuadra izraelite do të largohet nga vendi po atë ditë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një grumbullim një javor me qëllim harmonizimin e skuadrës në prag të ndeshje kualifikuese që do të kenë një muaj më pas.

U-19 këtë vit ka zhvilluar disa seleksionime dhe grumbullime në të cilat trajneri Cungu ka pasur mundësi të shikojë një pjesë të madhe të lojtarëve që luajnë brenda dhe jashtë vendi, si dhe zhvilloi dy ndeshje miqësore me 19 vjeҫarët e Kosovës ku në ndeshjen e parë u mundën minimalisht 1-0 dhe në të dytën triumfuan 3-0 duke treguar cilësitë e tyre.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img