Thursday, May 2, 2024

Kupa e Shqipërisë-17 gola në 5 ndeshjet e sotme, fitojnë skuadrat udhëtuese duke hedhur një hap para drejt kualifikimit në Turin e Tretë

Lexo

Pesë duelet e luajtura sot për llogari të sfidave të para të Turit të Dytë të Kupës së Shqipërisë. Pesë ndeshje që kanë triumfuar skuadrat udhëtuese, fitoret e të cilave i japin një shans më shumë për të kaluar në Turin e Tretë.

Kualifikimi zyrtar do të fiksohet pas dy javës, me 1 dhe 2 shkurt 2023, por gjithësesi, fitoret me nga dy gola diferencë, të Vllaznisë, Partizanit, Laçit dhe Kastriotit, si dhe Tiranës me tre të tillë, janë një garaci më shumë për kalimin e turit.

Për fitoren e shkodranëve në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit vendosën golat e Jonuzit 37′ dhe Kaines 90+3′.

Në Peshkopi, dopieta e Skukës përballë skuadrës së qytetit të tij në minutat 39′ dhe 53′, si dhe Muratajt 81′, bënë të pavlefshëm golin e vendase me autor Beshiraj 61′.

Edhe në Lushnje ka dopietë, ku është Patrik 10′, 20′, si dhe pak më vonë goli i Hiles 23′, fiksojnë fitoren e thellë të Tiranës 0-3.

Në Tiranë, Dinamo kalon e para në avatazh me Danajn 4′, por tre golat e Hasanit 13′, Zogajt 51′ dhe Arapit 90′, përmbysin rezultatin duke i dhënë fitoren Kastriotit 1-3.

Ndërkohë në Berat, goli i Ismailaj në 83′ nuk ka fuqi të lëkund fitoren e Laçit, i cili me tre gotat e Spahiut 39′, Babatunde 50′ dhe Borisiuk 62′, largohet nga qyteti muze me fitore 1-3.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme:

Bylis-Vllaznia 0-2, Dinamo-Kastrioti 1-3, Korabi-Partizani 1-3, Lushnja-Tirana 0-3, Tomori-Laçi 1-3.

Nesër: Apolonia-Kukësi ora 13:00, Skënderbeu-Egnatia ora 13:00, Erzeni-Teuta ora 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img