Friday, May 17, 2024

(Pas ndeshjes) Fitoi në transfertë sfidën e parë me Bylisin, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, i kënaqur me skuadrën. Tashmë përqëndrimi për Laçin në fundjavë!

Lexo

Katër mungesat e titullarëve, por edhe lëvizjen me emra të tjerë nga stoli, nuk e penguan trajnerin e kuqebluve Mirel Josa të formatojë një formacion fitues në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Dy golat e shënuar nga Jonuzi dhe Kaina, por edhe rastet e tjera të shumta në portën mallakastriote, e kanë lëtë kënaqur teknikun kuqeblu, i cili pas ndeshjes, do të shprehej.

“Për mendimin tim ishte një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh skuadrën e Bylisit që ka zhvilluar ndeshje shumë të mira që nga fillimi i kampionatit. Normalisht ne e kemi parasysh që kemi edhe ndeshjen me Laçin në Shkodër dhe mendoj se ndeshja sot, edhe zëvendësimet që bëmë, ishte për të freskuar pak skuadrën. Mendoj se ekipi në përgjithësi u përgjigj mirë sa i përket veprimeve që bëmë në fushë. Lojtarët ndjekin taktikisht çfarë themi, kemi formuar një lloj fizionomie loje. Normale që disa lojtarë kishin ngarkesë të madhe me Partizanin e sot nuk i aktivizuam. Sa u përket toneve që mbaj me skuadrën, janë tone që duhet t’i mbajë çdo trajner se diferencat në kampionatin tonë janë shumë të vogla. Kjo është arsyeja pse mbaj këtë ton me skuadrën dhe besoj se edhe lojtarët janë dakord me atë që unë i shpreh. Unë i kam ngrënë pak hakun Çobës për vërejtjet që i bëra se ai kishte dhënë edhe asistin te goli i parë. E kompensova pak sot dhe për këtë arsye e aktivizova për të luajtur.”, tha fillimisht Josa.

Më pas, i pyetur, nëse ai ndjehet nën presion duke pasur tashmë Balajn në ekip, ai përpërgjigjet: ”Përkundrazi, unë tani jam çliruar. Asnjë lloj presioni, thjesht mënyra se si është pritur Bekimi në skuadër ishte shumë pozitive për grupin dhe stafin. Asnjë lloj presioni, përkundrazi, kur të vijnë lojtarë që kontribuojnë në skuadër, duhet të jemi shumë më të qetë. Presioni nesër shkon, pasnesër vjen prapë. Kështu e ka futbolli. Nuk duhet t’i mendojmë të gjitha ndeshjet të fituara.”

Në mbyllej Josa, duke vijuar prononcimin për “Oversport”, Josa flet edhe për merkaton: “Të them të drejtën kemi bërë diskutime me lojtarë. E kam thënë se problemi nuk është se klubi nuk afron lojtarë, por nuk janë dakord me çmimet. Ky është problemi i lojtarëve. Klubi këto mundësi ka, nëse nuk do të marrim, do të mbetemi me këto lojtarë që kemi”!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img