Monday, May 6, 2024

Kupa e Shqipërisë-Mesjavë e zjarrtë, të martën dhe të mërkurën ndeshjet çerekfinale: Kukësi-Partizani, Teuta-Tirana, Erzeni-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia

Lexo

Një mesjavë e zjarrtë për futbollin shqiptarë, pasi të martën dhe të mërkurën skuadrat do të përplasin brirët mes tyre për llogaritë e Kupës së Shqipërisë,Superiores dhe Kategorisë së Parë.

Fillimisht të martën do të luhen dy nga ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kukësi-Partizani në orën 13:30 në “Kukës Arena” dhe Teuta-Tirana në “Niko Dovana” në orën 17:00.

Ndërkohë të mërkurën do të luhen dy sfidat e tjera çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, sfidat e prapambetura të Superiores dhe Kategorisë së Parë.

Në orën 13:30 do të përballen për llogaritë e Kupës Erzeni-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia. Paralelisht do të luhet edhe në Fushë-Krujë sfida e prapambetur e Kategorisë së Parë mes Kastriotit dhe Bylisit.

Po të mërkurën në orën 17:00 do të luhet dueli mes Skënderbeut dhe Dinamos në stadiumin e Korçës,takim i vlefshëm për Superioren.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img