Tuesday, December 10, 2024

Barazimi 2-2 në shtëpi me Shkumbinin, trajneri i Pogradecit Samuel Nikaj deklaroi se po bëhen aleanca kundër skuadrës liqenore: Do të flas me stafin, kështu nuk vazhdohet!

Lexo

Trajneri i Pogradecit Samuel Nikaj deklaroi pas barazimit 2-2 me Shkumbinin se po bëhen aleanca kundër skuadrës liqenore. Ai tha se nuk mund të vazhdojë kështu dhe do të ketë një takim me drejtuesit,ku do të kërkohet ose ndryshimin e objektivave ose do largohet.

“Kishim një ndeshje shumë të ndërlikuar ndaj një kundërshtari që nuk kishte objektivat tona. Luanin me nervat tona, sepse nuk kishin interes, më saktë luanin për një palë të dytë. Ne nuk ndërtojmë aleanca. Ja arritën qëllimit. Nuk ia dolëm të dalim në lojën tonë për shkak të presionit psikologjik. Ky kampionat kështu është. Ka shumë aleanca kundër nesh. Ashtu siç ndodhte edhe vjet. Jam i detyruar të shikoj, ose të ndryshohen objektivat dhe të mos kërkohet detyrimisht ngjitja në Kategorinë e Parë dhe të ketë një plan afatgjatë, ose unë të shikoj situatën dhe të largohem. Është e vështirë për mua dhe për lojtarët.”, deklaroi Nikaj.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img