Friday, April 26, 2024

Kupa e Shqipërisë-Nuk ka surpriza, skuadrat e Superiores kalojnë në çerekfinale

Lexo

Nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në 6 ndeshjet e luajtura sot, në të gjashta, të kualifikuara për në turin e tretë çerekfinal, janë skuadrat e kategorisë Superiore.

Në grupin A, Tiranës, e cila kishte fituar ndeshjen e parë 3-0 ndaj Lushnjes, i mjaftoi një gol i vetëm, shënuar nga Lushkja në të 58′ të kaluar turin. Një sfidë interesante ishte ajo e luajtur në kryeqytet mes Partizanit dhe Korabit, ku të kuqtë, me tre golat e shënuar nga Sota (37′), Da Silva (43′) dhe Hoti (62′), kaluan në çerekfinale. Në barazim, 0-0 është mbyllur përballja, Kastrioti-Dinamo, por krutanët, falë fitores në ndeshjen e parë 3-1, kalon në çerekfinale.

Në grupin B, Laçi, me dy fitore në të dyja ndeshjet, 3-1 në të parën dhe 2-0 në të dytën, kalon në çerekfinale. Me barazimin 0-0 të ndeshjes së parë, Apolonia parashikohej të ishte një rival më i fortë për Kukësin në ndeshjen e kthimit, por fierakët dorëzohen në “Kukës Arena” duke u shpartalluar 5-0, gjë që kalon verilindorët në turin çerekfinal. Njëra nga ndeshjet më interesante të ditës sotme ishte edhe ajo e zhvilluar në Rogozhinë ku Egnatia vendase dhe Skënderbeu mysafir e mbyllën ndeshjen në barazim 1-1. Falë fitores 1-0 të ndeshjes së parë, në turin tjetër çerekfinal kalojnë rrogozhinasit.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme
Grupi A
Tirana-Lushnja (3-0) (1-0)
Partizani-Korabi (1-3) (3-0)
Kastrioti-Dinamo (3-1) (0-0)

Grupi B
Egnatia-Skënderbeu (1-0)(1-1)
Kukësi-Apolonia (0-0) (5-0)
Laçi-Tomori (3-1) (2-0)

Dy ndeshjet e mbetura të turit të dytë, Vllaznia-Bylis në grupin A dhe Teuta-Erzeni në grupin B, luhen nesër në dy orare të ndryshe. Në “Loro Boriçi”, dueli, Vllaznia-Bylis nis në orën 13:00, ndërsa, në “Niko Dovana”, Teuta-Erzeni, nis në orën 16:00

Nesër
Grupi A
Vllaznia-Bylis (2-0) ora 13:00

Grupi B
Teuta-Erzeni (1-1) ora 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img