Thursday, March 28, 2024

(Video) Nesër, Vllaznia-Bylis, ora 13:00. Josa, flet për pragndeshjen e Kupës, Bekim Balajn dhe lënien jashtë planeve të tij për kroatin Aralica.

Lexo

Vllaznia luan nesër në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë duke pasur përballë Bylisin. Edhe pse Vllaznia e ka fituar duelin e parë të këtij turi luajtur në Ballsh, 0-2, mallakastriotët kanë paralajmëruar se do të kërkojnë kualikimin në Shkodër.

Ndërkohë, që nga ana e tij, gjatë konferencës për shtyp dhënë me gazetarët shkodranë, Josa, pranon pretendimet e miqve, por kërkon vemendje maksimale nga skuadra e tij. “Nuk na e heq njeri të drejtën për të pretenduar. Ne do të kemi një ndeshje, me anë të së cilës, nuk duhet ta kemi mendjen te rezultati 2-0, por te mënyra e lojës tonë. duhet t’ia bëjmë vetes sa më të thjeshtë vazhdimësinë e lojës.”, tha Josa.

Avantazhi i ndeshjes së parë konsiderohet një mundësi e mirë për t’i dhënë minuta lojtarëve të stolit dhe sidomos elementit të ri, por në konferëncën për shtyp dhënë sot në mjediset e “Loro Boriçit”, Josa u shfaq disi i pavendosur në këtë pikë. “Nuk do të thotë që nuk do të ketë ndryshime. Do të ketë ndryshime pas ka lojtarë që janë ngarkuar shumë. Kemi lojtarë të cilët kanë pasur probleme fizike, të cilët janë rikuperuar. Por vazhdojmë t’i kemi jashtë disa. Duke pasur parasysh ndeshjen e fundit që bëmë me Erzenin, do të ketë lëvizje të cilat do të na bëjnë që të jemi shumë më të qetë për vazhdimësinë e lojës. Përsëri do të urojmë që këto lojtarë që do të fusim ta bëjnë 100% punën e tyre. Problemi është që ngarkesa e lojtarëve të mos jenë të dendura.”, nënvizoi Josa.

Duke folur për për Bekim Balajn, i cili në tre ndeshjet e para akoma nuk ka mbërritur tek goli, Josa, beson në vazhdimësi tek ky lojtar, ndërkohë që konfirmoi se sulmuesin tjetër Aralica nuk e ka më në planet e tij.

“Unë kam folur personalisht me Bekimin. Ai nuk ka ardhur që të dalë golashënuesi më i mirë. normalisht që ai ndjen një përgjegjësi, qoftë për shumën monetare. Por përgjegjësia nuk është vetëm e një lojtari. Bekimi të jetë i qetë. Ai bashkë me Kainën dhe me lojtarët e tjerë do të plotësojnë këtë mangësi që ndjenjë brenda tyre.

Ndërsa, Aralicën nuk e llogaris më në skuadër. Ka shprehur sërish probleme dëmtimi. Ne nuk kemi kohë të presim lojtarët të kthehen nga dëmtimi. Është periudhë shumë e vështirë. Nuk e llogaris për momentin. Unë nuk flas për një lojtar që ka shkuar në Kroaci për t’u operuar. Nxori një problem mbas ndeshjes së fundit që është aktivizuar. Të flasim për lojtarët që kam në kontingjent të skuadrës”, komentoi Josa.

Nesër, në formacionin e Bylis do të jetë përballë Vllaznisë një ish kuqeblu, si Mevlan Adili, për të cilin Josa, tha:” Adili është një lojtar që ka respektuar Vllazninë. Tani është radha që të respektojë Bylisin. Kështu që ne e kemi respektuar si lojtar. Kemi dashur që ta kishim pjesë të skuadrës. por nuk kanë gjetur akord me klubin. E respektojmë për atë që ka dhënë te Vllaznia.”

(Video) Prononcimi i plotë i teknikut Mirel Josa në konferencën për shtyp dhënë në pragndeshjen, Vllaznia-Bylis për Kupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img