Monday, May 20, 2024

Kupa e Shqipërisë-Sot, 3 ndeshjet e fundit të Turit të Dytë

Lexo

E marta ishte dita e startit të ndeshjeve të Turit të Dytë të Kupës së Shqipërisë, ku sipas kalenadit të FSHF-së, u luajtën pesë ndeshjet e para. Ndër to, katër i përkisnin grupit A dhe një e grupit B. rezultatet e ditës së djeshme ishin: Bylis-Vllaznia 0-2, Dinamo-Kastrioti 1-3, Korabi-Partizani 1-3, Lushnja-Tirana 0-3, Tomori-Laçi 1-3.

Ndërkohë, sot turi i dytë mbyllë konkurimin me duelet e para me tre ndeshjet e fundit të këtij turi, ku që të trija i përkasin grupit B. Ato janë: Apolonia-Kukësi, Skënderbeu-Egnatia, Erzeni-Teuta. Dy të parat fillojnë në orën 13:00, ndërsa sfida e tretë, ajo e derbit durrsak, Erzeni-Teuta, është plënifikuar të nisë në orën 16:00.

Në sfidat e sotme, natyrisht që interesin më të madh e ka përballja, Erzeni-Teuta. Dy skuadra këto të kategorisë Superiore, ku edhe pse tradita dhe historia flet në favor të Teutës, është Erzeni ai që në këtë sezon dominon mbi Teutën. Për arsye të mungesës së stadiumit me kushtet e duhura sipas rregollres së FSHF-së, ashtu si edhe ndeshjet e tjera të mëparshme, sfida në fjalë, do të luhet në stadiumin “Niko Dona” të Durrësit.

Rezultatet e ndeshjeve të djeshme:

Bylis-Vllaznia 0-2, Dinamo-Kastrioti 1-3, Korabi-Partizani 1-3, Lushnja-Tirana 0-3, Tomori-Laçi 1-3.

Sot: Apolonia-Kukësi ora 13:00, Skënderbeu-Egnatia ora 13:00, Erzeni-Teuta ora 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img