Thursday, November 21, 2024

Kushtet e motit, FSHF, shtyn edhe Kategorinë Superiore

Lexo

Kushtet e vështira të motit që kanë përfshirë vendin tonë kanë dhënë ndikimin e vet negativ edhe në mbarëvajtjen e aktiviteteve futbollistike kombëtare. E shtuna u shoqërua me moszhvillimin e disa ndeshjeve të kategorisë së parë, ndërkohë që nga ana e FSHF-së, e diela u vendos të mos ketë asnjë ndeshje futbolli. Fillimisht informacioni ishte vetëm për ndeshjet e planifikuara për kategorinë e dytë si dhe kampionatet e moshave të ditës së sotme. Por, në një informacion tjetër të mëpasshëm, pasi është analizuar dhe verifikuar situata në qytetet përkatëse, është vendosur që edhe kategoria Superiore të mos i zhvillojë ndeshjet e planifikuara për ditën e mërkurë të mesjavës së ardhshme. Nga sa bëhet e ditur, ndeshjet në fjalë do të zhvillohen fundjavën e ardhshme. Por, gjithsesi, nga ana e strukturave përkatëse të FSHF-së pritet një informacion më i detajuar për vijëmësinë e këtyre kampionateve, përfshirë edhe atë të Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img