Saturday, July 27, 2024

Linfield, gati për Vllazninë. Trajneri i 56 herë kampionëve në Irlandën e Veriut David Healy, optimist për të kaluar kuqeblutë

Lexo

Linfield beson te kualifikimi në fazën e dytë të UEFA Conference League dhe trajneri i irlandezo-veriorëve, David Healy duket optimist për të kaluar Vllazninë pas 180 apo më shumë minutave në dy sfidat e raundit të parë.

Me kontratën e rinovuar edhe për një sezon, tekniku ishullor tashmë shikon drejt sezonit të ri por fokusi është sigurisht Vllaznia dhe të enjten do të testojë muskujt e 56 herë kampionëve në Irlandën e Veriut, të cilët shpresojnë në prraninë masive të tifozëve në kompleksin 18 mijë vendësh “Winsdor Park”.

Të shtunën, Linfield do të zhvillojë testin e fundit në një përballje me skocezët e Kilmarnock ndërsa pak ditë më parë Linfield u mund nga një tjetër skuadër skoceze, St. Mirren. Ben Robertson dhe Matthew Fitzpatrick janë dy blerjet e reja për të cilët ka më shumë kuriozitet dhe me shumë mundësi edhe në sfudën e Europës kundër shkodranëve, ata do të nisen që nga minuta e parë.

David Healy deklaron për mediate vendase se skuadra po kolaudohet dhe do të jetë gati përpara sfidës së të enjtes edhe pse shumë lojtarë nuk janë ende në gjendjen e duhur fizike pas një faze përgatitore të lodhshme dhe shumë inensive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img