Saturday, May 18, 2024

Liverpul-Real Madrid, finalja e Champions League, të shtunën ora 21:00 në Stade de France. 7 mijë policë të pranishëm, kënga e Dua Lipes, himn për anglezët

Lexo

E shtuna e 29 majit 2022, duke filluar nga ora 21:00, përballë në Stade de Francë të Parisit dy finalistët e Champions League, Liverpool dhe Real Madrid. Një mbrëmje që përpos asaj që të dyja skuadrat do të prezantojnë në fushën e lojës, një vemendje të madhe ka marrë edhe sa i përket organizimit të kësaj sfide kaq të rëndësishme.

Për të siguruar rendin dhe qetësinë e kësaj finaleje, organizatorët kanë planifikuar të jenë të gatshëm rreth 7,000 policë, detyra e të cilëve është të kontrollojë tifozët, prania e të cilëve pritet të jetë tejet e madhe. Informacionet më të fundit janë që 20,000 tifozë nga secili klub, Liverpool dhe Real janë zyrtarisht me biletë dhe mund ta shikojnë ndeshjen e shumëpritur në Stade de France.

Ndërkohë, reth 40,000 tifozë të Liverpool-it pritet të jenë pa bileta, ku autoritetet e qytetit të Parisit kanë përgatitur një fan zonë për deri në 45,000 mbështetës të kampit anglez, në perëndim të Parisit, 10 kilometra larg stadiumit. Një fan zonë e dytë është në periferinë veriore të Saint Denis, ajo është e rezervuar për tifozët pa bileta të Realit të Madridit. Nuk do të lejohet alkooli në zonën përreth Stade de France, por tifozët do të lejohen të pinë gjatë ndeshjes brenda në stadium.

Gjithashtu nuk do të lejohet alkooli këtë fundjavë në asnjërin nga dy aeroportet kryesore të qytetit, nga ku pritet të vijnë të dy tifozeritë. Këto masa merren nga bashkia e Parisit për të ruajtur rendin dhe sigurinë nga trazirat që mund të shkaktojnë tifozët e secilës skuadër, në momente irritimi apo edhe gëzimi.

Një tjetër element për t’u theksuar është që atmosfera për tifozët e Liverpulit pritet shtohet më shumë edhe nga interpretimi në kor nga ana e tyre e këngës së Dua Lipës. Këngëtarja nga Kosova, me këngën e saj  “One Kiss” (Një puthje) është shndërruar në një lajtmotiv për tifozërinë e Liverpulit që nga viti 2018 kur Liverpuli arriti në finalen e parë të Ligës së Kampioneve pas 11 viteve. Dua Lipa interpretoi aso kohe në ceremoninë hapëse pikërisht me këtë këngë, e cila që prej asaj dite është shndërruar në himn për tifozët anglezë të Liverpulit, gjë e cila pritet të ndodh edhe në këtë finale e mbrëmjes së shtunë në Stade de Francë të Parisit për finalistët e Champions League, Liverpool-Real Madrid.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img