Sunday, May 5, 2024

Tjetër fitore e Vllaznisë U-21. Kuqeblutë mundin Partizanin në transfertë me golin e shënuar nga Eraldo Deda

Lexo

Partizani U21-Vllaznia U21   1-2

Formacioni i Vllaznisë: Shkoza, Moleci, Leka, Peku, Bushaj, Pusi, Dulaj, Muliu, Bizi, Osmani, Deda(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Aliu, Pishinxa, Alivoda, Spahija, Troshani). Trajner: Deano Sibson

Vllaznia U-21 vazhdon serinë e fitoreve. Pas tre pikëshit të marrë këtë të martë në Shkodër, teksa mundën në stadiumin “Reshit Rusi”, Kukësin me rezultatin 2 me 1, kuqeblutë e drejtuar nga anglezi Deano Sibson dhe kolegu i tij Ergi Borshi, të premten realizuan një tjetër fitore.

Këtë radhë, tre pikëshi merr një vlerë akoma më të madhe, kur arrihet të merret në një ndeshje transferte, dhe konkretisht Partizanit, një prej rivalëve që tenton vendin e dytë në renditje, pozicion të cilin vazhdon ta mbajë aktualisht Vllaznia.

Fatin e kësaj ndeshje, e vlefshme për javen e 28-të të Superligës së 21 vjeçarëve, e ka vendosur Eraldo Deda, pikërisht ai që shënoi golin e fitores edhe në ndeshjen e kaluar kundër Kukësit në “Reshit Rusi”. Sulmuesi i talentuar shkodran, i cili vazhdon të mbetet në vemendjen e vazhdueshme të ekipit të parë kuqeblu, tundi rrjetën e Partizanit në minutën  e 31-të të pjesës së parë.

Edhe pse në vijim të takimit, pati momente të tjera që skuadrat rrezikuan seriozisht portat respektive, goli i shënuar nga Deda qëndroi në fuqi deri në fundin e takimit duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës kuqeblu, të cilat vazhdojnë të mbajnë Vllazninë në vendin e dytë të klasifikimit me 57 pikë.

Kur duhen edhe dy javë të mbyllet Kampionati Kombëtar i Superligës U-21, ballshiotët e Bylisit, në formacionin e të cilëve luajnë plot 5 shkodranë, janë të deklaruar kampionë të Shqipërisë, titull që e kanë siguruar në fakt që në javën e 26-të. Ndërkohë, dy javët e mbetura të kampionatit, lufta sportive do të jetë e përqëndruar kryesisht për vendin e dytë, ku më e favorizuar duket Vllaznia, me 4 pikë më shumë se ndjekësit e saj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img